Autori i cili dhunoi mësuesin e fiskulturës, Kleanth Laçin në Tepelenë, është vetëdorëzuar në Polici.
Alvi Gumeni është autori, i cili sipas dëshmisë, e ka dhunuar Laçin pasi i kishte ngacmuar seksualisht motrën e tij 13-vjeçe.
Ai është emigrant dhe është kthyer në Shqipëri pasi motra e tij i ka kërkuar ndihmë.
Edhe 13-vjeçarja e cila pretendon se është ngacmuar seksualisht, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në prezencë të psikologes.