I la të gjithë pa fjalë! Arbana Osmani hyn vetë në Big Brother (Fotot)

Kur askush nuk e priste, në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka hyrë pasditen e sotme, as më pak dhe as më shumë sesa vetë moderatorja e emisionit Arbana Osmani.

Hyrja e saj habiti të gjithë banorët por asnjëri prej tyre nuk mund të reagonte, gjë që dukej të ishte e vështirë për banorët që ishin mësuar ta shihnin vetëm përmes ekranit.

Kjo për arsye sepse produksioni i “Big Brother Vip” ka vendosur si provë që pavarësisht se kush hyn në shtëpi banorët duhet të sillen sikur nuk ka asnjë prezent. Kjo provë ka krijuar shumë situata komike brenda në shtëpi.

Arbana Osmani ka kaluar pothuajse në të gjithë shtëpinë, ka hyrë në dhomën e gjumit madje zgjoi edhe Donaldin nga gjumi.

Deri tani duket se të gjithë konkurentët ja kanë dalë të kryejnë me sukses provën e produksionit, megjithëse ne na duhet të presim për të parë nëse edhe “Vëllai i Madh” ka këtë mendim./E.M-noa.al

 

Author: admin