I la njerëzit pa fjalë! Ben Affleck “pushton” rrjetet sociale, bëhet viral në rrjet

Aktori i njohur Ben Affleck është bërë viral në rrjet e këtë radhë jo për keq. Ai ka impresionuar njerëzit pasi flet spanjisht rrjedhshëm. Kjo u vu re në videon që po promovonte filmin e tij të ri, “Air”, i cili flet për partneritetin revolucionar midis legjendës së NBA, Michael Jordan dhe gjigantit të këpucëve ‘Nike’.

Ajo që është e rëndësishme të kuptohet është se kjo nuk ka të bëjë me historinë e Michael Jordan. Ai as nuk shfaqet në film”, tha në spanjishtin e tij pothuajse perfekte Ben. Kjo video u bë gjatë një takimi të fundit me një radio që ndodhet në Cadena SER, raporton ‘Pagesix‘.

Aktori dhe regjisori po shpjegonte se Jordan ( i cili konsiderohet gjerësisht si basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave) është “i madh, i rëndësishëm, madhështor saqë nuk ka një aktor në botë që mund të vendoset për ta luajtur atë ”

“Rrjedhshmëria e tij në të folur spanjisht është kaq seksi për mua” dhe “Beni tani është Benito!” 

“Nuk e kisha idenë se Ben Affleck  fliste rrjedhshëm spanjishten?” !”-janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

 

Pavarësisht habisë së fansave, Affleck nuk e ka mbajtur të fshehtë aftësinë e tij për të folur spanjisht. Edhe gjatë një dalje në “The Kelly Clarkson Show”, aktori tregoi se mësoi spanjishten për herë të parë në moshën 13-vjeçare, ndërsa xhironte një serial televiziv në Meksikë.

Author: morevesh