I kujtoi fytyrën “para kredisë”, Khloe Kardashian i jep përgjigjen epike ndjekësit

“A të ka marrë malli për fytyrën tënde të vjetër? Jo, kaq shkurt dhe qartë i është përgjigjur Khloe Kardashian një komenti tendencioz të një fansi në Instagram-in e saj.

Teksa kishte postuar një fragment duke u ushtruar në palestër, Khloe si rrallëherë ka ndaluar në seksionin e komenteve për t’i kthyer përgjigje provokimit të ndjekësit.

Pas kësaj, pati reagime të shumta nga ndjekësit e tjerë të cilët e përgëzuan Kardashian për përgjigjen e saj.

“Më pëlqen kjo përgjigje, njerëzit duhet të shohin punët e tyre,” komentoi një mbështetës.

“Më pëlqejnë përgjigjet e tua Khloe”, shtoi një tjetër,

“Je e mrekullueshme dhe përgjigja jote…. EPIKE”, vazhdoi një fans tjetër.

Ndërsa disa fansa e quajtën komentuesin “xheloz”, ndërsa ky i fundit sqaroi se ai “thjesht po pyeste nëse dikush mund të ndihet i humbur duke parë reflektimin e tij një ditë dhe të mos jetë në gjendje ta njohë veten”.

Kujtojmë që Khloe Kardashian shpesh herë është bërë shenjestër e komenteve negative dhe provokuese në rrjet në lidhje me ndërhyrjet e saj në fytyrë, por edhe trup.

Author: morevesh