Mjekët u kishin thënë prindërve të vajzës 16-muajshe se vogëlushes i kishin mbetur vetëm dy ditë jetë.
Vogëlushja u diagnostikua me tumor në kokë dhe mjekët nuk kishin dhënë asnjë shpresë.
Mirëpo, babai i saj Andy Barnard 31 vjeç gjithmonë kishte premtuar se një ditë vajza e tij do të kishte ditën e ëndrra të saj, pra të vishej nuse. “Qëkur mësuam që do të ishte një vajzë, unë thashë që do i bëja dasmën e ëndrrave një ditë”, është shprehur babai i foshnjës.
Por, për fat të keq ajo ditë nuk do të vijë kurrë për foshnjën Poppy Mai, përcjell gazetashqip, pasi ajo u diagnostikua me një tumor të rrallë.
Kolegët e Andy përgatitën gjithçka për ditën e madhe të nuses së vogël, për të plotësuar ëndrrën e babait dhe princeshës së tij.
Poppy-Mai u shoqërua nga nëna e saj Sammi Barnard, 29-vjeç dhe vëllezërit Rylee 6 vjeç dhe Jenson-Jay 4 vjeç.