Nëse deri para pak vitesh një foto vlente sa 1000 fjalë tani mund të themi të njëjtën gjë për emojit (figurinat e vogla të verdha dhe jo vetëm) që përshkruajnë çdo emocion apo veprim tonin.
Nga buzëqeshja deri tek ushqimet, ndërtesat apo simbolet nga kultura të ndryshme, duket se sot njerëzit po zëvendësojnë fjalët me emojit ! Por sa të sigurt jeni që këto të fundit i përdorni në situatën e duhur dhe kuptimi është ai që i jepni ju ?
Me siguri një nga emojit tuaj të preferuar është zemra, por si për përdoruesit e Android ashtu dhe iPhonë, ky simbol vjen në ngjyra të ndryshme ndaj Living do të shpejgojë kuptimin e tyre në mënyrë që ju të shmangni çdo keqkuptim (sidomos ata që përdorin zemrën lejla)
Zemra e kuqe
Besojmë se nuk ka nevojë për shumë fjalë, sepse të gjithë e dimë që ky është simboli më romantik. Mesazhi që fshihet pas zemrës së kuqe është i thjeshtë: Dashuri për ju !
Zemra portokalli
Personi që j’ua çon këtë nuk ka asnjë qëllim më shumë me ju! Jeni në rrethin e miqve dhe do të mbeteni aty derisa t’ju vijë një zemër në ngjyrë tjetër.
Zemra e verdhë përcjell pozitivitet dhe përdoret më së shumti mes familjarëve. Pra zemra e verdhë është për të gjitha motrat, mamatë apo gjyshet tona.
Zemra e gjelbërt nuk ka lidhje me njerëzit ambientalistë, por me ata që duan të thyejnë akullin e s’dinë si ta hapin një bisedë. Nëse keni shumë kohë që nuk flisni me një mik apo mikeshë të vjetër, çojini një zemër jeshile dhe shkruani atë që keni për të thënë. Ai emoji do i japë një ngjyrim krejt tjetër bisedës suaj.
Zemra BLU është për lidhjet e ngushta shoqërore, por jo vetëm për djemtë ! Ky emoji thotë: Unë ju besoj juve dhe ju dua (por si shok) pra nuk ngatërrohet me ndjenjat e tjera.
Zemra lejla ka dy kuptime: KAOS dhe I Eksituar !
Zemra e zezë është simboli i së errtës dhe dashurisë me sakrifica.