Janë ndarë prej burrave, por jo prej mbiemrave të tyre. Ka disa gra që edhe pse kanë bërë divorc me ish-bashkëshortët dhe kanë kaluar vite që nga ajo kohë, mbajnë ende mbiemrin e tyre. A do ta thërrisnit dot Angela Merkel me një tjetër mbiemër? Asnjë nuk do t`i shkonte kaq shumë, sepse jemi mësuar me këtë dhe ajo e di mirë.
Edhe pse është ndarë që në vitin 1982 me burrin e parë, sot e kësaj dite në një tjetër martesë mban mbiemrin e tij, pra të të parit. Një ndër historitë me të famshme të dashurisë është ajo e Elvis Presley-t dhe Priscila Beaulieu Presley. Ata u ndarë disa vite përpara se Elvis të vdiste, por Priscilla njihet edhe sot me mbiemrin Presley. Edhe në librin që bëri për historinë e tyre, këtë mbiemër mbajti.Kemi edhe ne në Shqipëri një rast të tillë.
Rita Lati është e ndarë nga bashkëshorti, por njihet si e tillë e s`ka ç`bën. Provoi disa vite më parë në titrat e disa telekomedive të shkruante mbiemrin e vajzërisë, Ritaj, por hoqi dorë kur njerëzit e kishin të vështirë ta njihnin.