“I ka hyrë lojës me kokë”/ Zgjedhja e Kiarës te zinxhiri, ‘shpërthen’ keq Luizi: S’më ka zënë gjumi, më vinte turp…

Olta Gixhari ka ngacmuar mëngjesin e sotëm Kiara Titon për nisjen e zinxhirit të shpëtimit mbrëmë gjatë “Prime”-t. Moderatorja nuk zgjodhi emrin e partnerit të saj, Luiz Ejlli, por tha atë të Keisi Medinit.



Më pas këngëtari ngeli në katërshen e fundit që dolën automatikisht në nominim. Luizi është në nominim së bashku me Antonetën, Elvisin dhe Shpatin.

Olta: I je futur lojës me kokë që nuk zgjodhe Luizin. O Luiz është futur me kokë kjo në lojë.

Luizi: E ka ndarë mendjen Kiara me më m’bërë…

Kiara: Ti ç’pate, nuk më the gjë mbrëmë.



Luizi: Ça me të thënë moj se më ke lënë pa fjalë, isha blloku u vinte turp. Unë duke thënë e dua Kiarën, Kiara si avantazh nis zinxhirin. Unë duke qeshur, ajo ia fut atje, Keisin krejt. Unë thashë se e kishit bërë me fjalë, unë ty, ti mos më harro Luizin. Keisi Kristin, në rregull.

Kiara: A më lini rehat të bëj zgjedhjet e mia dhe secili të bëjë të vetat

Luizi: Po më nxore në nominim me këto zgjedhje

Olta: Kësaj radhe e ke të rëndë



Luizi: S’më ka zënë gjumi

Author: morevesh