I gjithë vendi zonë e kuqe? Conte jep lajmin e keq për Italinë

ITALI

Kryeministri i Italisë Giuseppe Conte paralajmëron një mbyllje të mundshme të Italisë gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Italia është shndërruar e gjitha në një “zonë të kuqe”, vatër infeksioni dhe në rrezik për të filluar një valë të tretë të COVID-19.

Hipoteza që po shqyrtohet aktualisht nga Conte, është të homogjenizojë masat dhe rregullat në të gjithë vendin.

Homogjenizimi dhe shtrëngimi do të konsistojë në ndalimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë Krishtlindjeve, festat e tjera të fundvitit dhe në datën 1 janar, duke përbërë përjashtim vetëm lëvizja mes komunave të vogla. Do të qëndrojnë të mbyllura gjithashtu edhe vendet e argëtimit të cilat grumbullojnë njerëz, baret, restorantet, pastiçeritë dhe dyqanet dhe ndoshta do të shoqërohet edhe me një shtetrrethim.

“Ne të gjithë kemi qenë të përfshirë në betejën kundër Covid-19 për shumë muaj, me sakrifica të mëdha dhe të vogla. Komuniteti ynë kombëtar, përkundër një mijë vështirësive, ka arritur të tregojë një frymë të fortë kohezioni dhe një ndjenjë të madhe përgjegjësie. Unë jam i bindur se ne do të vazhdojmë ta tregojmë këtë qëndrueshmëri edhe në javët në vijim, me rastin e festave të Krishtlindjeve. Ne duhet të vazhdojmë të angazhohemi dhe të qëndrojmë vigjilent për të luf tuar ngjitjen “, shkruan kryeministri Giuseppe Conte.

Vendimi përfundimtar do të merret ditën e sotme nga komiteti teknik i ekspertëve. Por me sa duket hipotezat për ndryshimin e dekretit nuk qëndrojnë, pasi situata pandemike në vend paraqitet serioze dhe kritike, ndaj është momenti për shtrëngimin e masave anti-COVID edhe përse gjatë periudhës së festave./korrieri.al

Author: admin