I gjallë pas breshërisë së plumbave/ Ky punonjës ka lindur “me këmishë”

Këto pamje të frikshme të marra nga kamera e sigurisë e një dyqani në Queens, Nju Jork tregojnë një person të armatosur me pistoletë që hyn në dyqan dhe qëllon në kokë një punonjës.



Akoma më tronditëse është fajkti se i armatosuri i maskuar rishfaqet disa sekonda më vonë duke tundur automatikun dhe qëllon me breshëri në drejtim të punonjësit të plagosur lehtë, por sërish pa e vrarë.

Video e publikuar nga New York Post tregon punonjësin 47-vjeçar në Rockaway Express Deli në South Ozone Park duke ndihmuar një klient pas banakut të dyqanit, kur i armatosuri futet me vrap në dyqan dhe e qëllon me pistoletë, ndërsa siç rezultoi nga autoritetet policore, dy personat dyshohet se kanë pasur mosmarrëveshje.

Në video, personi i armatosur, i veshur me të zeza me maskë dhe kapuç, shihet qartë se kan objektiv fytyrën e punonjësit dhe qëllon të paktën tre herë, teksa punonjësi 47-vjeçar shtrëngon kokën dhe bie përtokë pas banakut duke bërtitur.



I dyshuari del nga dyqani pasi viktimës i rrjedh gjak nga koka, por kthehet disa sekonda më vonë me një automatik, të cilin e mbështet mbi banak drejt nëpunësit ende të strukur në qoshe dhe qëllon mbi të disa herë para se të largohej nga dyqani.

Policia tha se punonjësi 47-vjeçar u qëllua në sy dhe një 27-vjeçar tjetër pësoi një dëmtim në kyçin e dorës, ndoshta nga një fragment plumbi.

Të dy të plagosurit u transportuan në Qendrën Mjekësore Spitalore Xhamajka. Policia e identifikoi autorin si 35-vjeçarin Donnie Hudson, i cili jeton në një apartament pranë bulevardit Rockaway Deli.



Hudson thuhet se u grind me punëtorët e dyqanit përpara se të kthehej me një armë në dorë.

Oficerët e arrestuan atë më vonë atë mbrëmje. Mbi të rëndojnë disa akuza.

PAMJET E FRIKSHME/ Ky punonjës ka lindur  "me

PAMJET E FRIKSHME/ Ky punonjës ka lindur  "me

Author: morevesh