Që prej fillimit të edicionit të dytë të “Big Brother VIP” vëmendja ndaj këtij formati ka qenë e jashtëzakonshme dhe është kthyer në një fenomen të padiskutueshëm. Me siguri që do të jetë një edicion i paharruar ky me surpriza, emocione dhe të papritura që nuk kanë fund.
Një nga ato të papritura që u kthye në trend ishte edhe ndryshimi i ngjyrës së flokëve, konkretisht si Luizi. Një nga banorët më të pëlqyer në shtëpinë më të famshme në vend vendosi që më 3 Janar të eksperimentonte me flokët e tij dhe të bëhej biond.
Sigurisht që ky ndryshim u pëlqye shumë edhe nga miqtë e tij brenda dhe jashtë shtëpisë së BBV. Nuk vonoi shumë edhe disa prej tyre vendosën të ndiqnin të njëjtën rrugë. Në një farë mënyre për të shprehur edhe mbështetjen ndaj tij si lojtar brenda shtëpisë.
Mund të përmendim, Ronaldo Sharkwn, i cili pas daljes nga shtëpia e BBV gjatë një mbrëmje në ‘Prime’ na prezantoi të gjithëve me modelin e tij të ri të flokëve.
Gjatë qëndrimit brenda në shtëpinë e Big Brother VIP edhe një nga ish-banorët, Beati vendosi që t’i kthente flokët e tij në biond dhe u bë ‘matchy-matchy’ me Luizin.
Përveç ish-banorëve edhe miqtë e tij më të mirë jashtë shtëpisë, kanë shprehur mbështetjen e tyre në këtë lloj forme. Mario Deda dhe Jon Ndoja teksa shkuan në shtëpinë e BBV për t’i bërë një surprizë Luizit na prezantuan edhe ndryshimin e ri të ngjyrës së tyre të flokëve.
Edhe Olsi Abazi dhe Meridian Ramçaj gjithashtu ka ndryshuar ngjyrën e tyre të flokëve.