I dolën videot e ‘TikTok’-ut, reagon EnkeledaKrye Gygjtarja: Ndihem keq! Po më dëmtojnë imazhin, jam nënë e grua

Ajo kërkon ndjesë ndaj personave që ndihen të fyer nga ato video, si dhe shprehet se ndihet keq pasi kushdo që ia ka bërë ka dashur që ti dëmtojë imazhin.
Featured image of article: ‘Nuk jam krenare’/ I dolën videot e ‘TikTok’-ut, reagon sërish Enkeleda Kapedani: Ndihem keq! Po më dëmtojnë imazhin, jam nënë e grua…Enkeleda Kapedani
31 Maj, 2021 12:02

ELBASAN– Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka bërë një reagim për videot e saj të cilau u shpërndanë në media. Ajo kërkon ndjesë ndaj personave që ndihen të fyer nga ato video, si dhe shprehet se ndihet keq pasi kushdo që ia ka bërë ka dashur që ti dëmtojë imazhin.

Ndër të tjera, Kapedani shprehet se nuk ndihet krenare për videot që u publikuan pasi është nënë dhe grua. Gjyqtarja shpreson që të mos jetë sulm ndaj saj.

REAGIMI I PLOTE

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Qëndrimi im në lidhje me shpërndarjen e disa vidiove nëpër media. Si gjyqtare në radhë të parë dhe si nënkryetare e Gjykatës ndjehem keq nga publikimi i këtyre videove vetëm për të më dëmtuar imazhin. Unë si gjyqtare e kam të ndaluar të komentoj, por do pres me qetësi verifikimin e kësaj situate.As si individ as si gjyqtare nuk jam krenare për vidiot e publikuara. Shpresoj që ky sulm mos të jetë ndaj meje sepse jam grua dhe nene. Ndërsa kërkoj ndjesë për cilindo që është ndjer keq nga ato video.Dua të theksoj me forcë se asnjë insinuatë apo përbaltje nuk do më influencojnë të jap drejtësi dhe të punoj ndershmërisht si deri më sot..

“Rreth im o MAFFIA”/ Elbasani nën sundimin e krimit, kryetarja e Gjykatës ‘përkëdhelet’ në TikTok me video. ILD merr masa, nis HETIMIN disiplinor, gjyqtarja: S’i kam shpërndarë unë!

(a.b)/dosja.al

Author: admin