Virginia është vajza më e vak sinuar në Itali, por ky nuk është një lajm i mirë për të.
Më 9 maj në spitalin “Noa” në Massa, asaj iu injektuan gabimisht gjashtë doza Pfizer.
Tashmë ajo jeton një makth për tre muaj dhe askush nuk e di se cilat janë efektet anësore.
Ajo konsumon çdo ditë 7 litra ujë dhe sërish ndjehet e dehidratuar.
“Nuk jam mire. Jeta ime ka ndryshuar rrënjësisht. Më duket se po jetoj në botën kuantike ku mbretëron pasiguria. Po kaloj një periudhë shqetësimesh fizike dhe psikologjike, kam bërë shumë ditë në spital. Më duhet t’i nënshtrohem kontrolleve të vazhdueshme neurologjike, kardiake, imunologjike dhe psikologjike.
Mund të kem një ndryshim të sistemit imunitar. Kam humbur peshë, askush nuk mund të më tregojë kur do të jem përsëri mirë. Ata më thanë se mbidoza do ta anulonte vetë vak sinën dhe për këtë arsye nuk do të kisha antitrupa. Përkundrazi, antitrupat u rritën dy muaj e gjysmë pas injeksionit. Kam vlera që tejkalojnë 60 herë pragun normal me dy doza”, ka thënë ajo, ndërsa shprehet se tashmë nuk mund të sigurojë as pasaportën e gjelbër.