Policia e Elbasanit ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për largim nga vendi i aksidentit.
Në momentin e ndalimit, i riu iu ka ofruar efektivëve një kartëmonedhë 5.000 lekë, që ta linin të lirë, por është vënë në pranga.
Njoftimi i policisë:
I shpallur në kërkim për largim nga vendi i aksidentit, 31 vjeçari u ofron lekë shërbimeve operacionale të DVP Elbasan për ta liruar, por vihet në pranga.
Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Karbunar Lushnje, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi në momentin e ndalimit për kontroll nga sherbimet Operacionale pranë DVP Elbasan, i ka dhenë punonjësit të policis një kartmonedhë 5.000 lekë, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Lushnje, për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.