Teksa kalonte netët në një klub striptizmi në Teksas, 54-vjeçari Stanley Szeliga, u fiksua me një nga balerinat, Abigail Saldana.
Kjo e fundit nuk pranonte të lidhje me të dhe për këtë 54-vjeçari e vrau. Stanley Szeliga qëlloi për vdekje 22-vjecaren Abigail Saldaña më 26 tetor pranë vendit të saj të punës, në klubin Rick’s Cabaret në Fort Worth, Texas, SHBA.
Szeliga pretendonte në rrjetet sociale se i kishte dhënë “kërcimtares së tij të preferuar” bakshish $3,000. Saldana u godit me plumba teksa kthehej në shtëpinë e saj.
Shërbimet e emergjencës e shpallën atë të vdekur në vendngjarje, ku u gjetën dhe tre gëzhoja plumbi.
Nëna e kërcimtares Jessica Contreras tha javën e kaluar për rrjetin Star-Telegram : “Nuk e di se ku po shkonte atë mbrëmje. Më shkroi një tekst rreth orës 6:30 dhe vrasja ndodhi rreth dy orë më vonë.”
Ndërkohë vrasësi i dyshuar Szeliga i tregonte miqve në rrjetin Instagram se kishte bërë pagesa të shumta ndaj Saldaña si shuma prej $800, $200, apo $1,000.
Ndërsa tre orë para vrasjes Szeliga shkruante online se i kishte dhënë Saldaña $3,000 dhe kërcënonte ta denonconte për prostitucion.
Më parë vrasësi shkruante: “Nuk e mendoja kurrë se do të bëhesha nga ata djem prej të cilëve përfitojnë vajzat. Abigail S. dhe unë shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit qe prej korrikut. Ajo është aq e bukur dhe e mirë sa dua të kaloj të ardhmen me të”. Policia e gjeti të dyshuarin në apartamentin e tij.