I bllokuar për 44 orë, video prekëse nga Turqia, 2-vjeçari i gjallë nën rrënoja “po thahej” për pak ujë

Dy-vjeçari Muhammed,i cili ndodhej nën rrënoja në Hatay, u shpëtua pas më shumë se 44 orësh..




Qindra ekipe shpëtimi dhe mijëra vullnetarë po punojnë për të dhënë lajme të mira pas dy tërmeteve që goditën Turqinë.

Shefi i Grupit Kartal të Brigadës së Zjarrfikësve të Stambollit shpëtoi foshnjën 2-vjeçare Muhammed 44 orë më vonë nga rrënojat në distriktin Hatay Defne.

Anëtarët e ekipit të shpëtimit i dhanë ujë vogëlushit të etur me kapaun e shishes. Dy vjeçari i cili u shpëtua nga rrënojat i është dorëzuar ekipeve mjekësore./Albeu.com/

Author: morevesh