Episodi i tretë i “Love Story” nisi mes surprizave dhe emocioneve të mëdha mbrëmjen e sotme në Tv Klan.
Mbërmja nisi me takimin e Kristin dhe Xhenit, të cilët e shijuan mjaft shumë.
Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte rrëfimi i Kristit, i cili tha se në një lidhje disa vjeçare që kishte pasur, kishte pasur dëshirë që të tradhtonte, por nuk kishte mundur.
Kjo situatë, e komentuar në studio, solli reagimin e të atit, Robertit, i cili i kërkoi të birit një përgjigje më konkrete se cila kishte qenë arsyeja që e kishte shtyrë që ta dëshironte një gjë të tillë.
Kristi: Takimi ishte shumë hot, i nxehtë. Xheni më tregoi një aspekt që s’ma kishte treguar më parë.
Alketa: Temperaturën e vlimit e arriti?
Kristi: Jo, deri në atë pikë, por më pëlqeu shumë.
Xheni: Unë më Kristin kaluam bukur dhe nuk ka nevojë për komente.
Kristi: Për një lidhje që kam pasur 4-vjeçare e kisha problem ta thoja me Xhenin sepse mu duk e mbyllur, por pastaj ajo u hap dhe unë i rrëfeva.
Alketa: Tradhtia dhe besnikëria, ti the nuk tradhtoj me zemër dhe me tru…
Kristi: Unë desha të tradhtoja në fakt në atë marrëdhënie…
Alketa: Ke pasur situata që ke qenë i provokuar?
Kristi: Në fakt e doja vetë diçka të tillë, por nuk më vinte emocionalisht, isha totalisht i bllokuar.
Roberti: Dhe unë nuk e kuptoj pse duhet të tradhtonte, por kishte dicka shumë pozitive sepse nuk ia lejonte vetes të tradhtonte dhe zgjodhi mënyrën tjetër. Do të ta doja një përgjigje prej Kristit se pse duhej të tradhtonte?
Kristi: Unë desha tradhtinë, por kuptova se nuk ishte rruga e duhur se do të më kthehej mua dhe s’do mund të rrija me atë person. Kisha nevojë për tradhti sepse ishte egoja në lojë dhe isha në situatë shumë të vështirë. Mosha s’ka rëndësi.
Roberti: Është normale, të gjithë ëndërrojnë ta bëjnë këtë gjë, të kenë një aventurë. Nëse thua jam ngopur me ty, s’kam më atraksion seksual mes nesh, atëherë dua të bësh diçka, por për repsekt tonin, s’do mundem ta bëj këtë gjë.