Këngëtarja braziliane Marilia Mendonca humbi jetën së bashku me menaxherin e saj të premten, pasi avioni ku po udhëtonin, u rrëzua në shtetin Minas Gerais.
Zyra e shtypit e Marilia Mendonca tha në një deklaratë se producenti i saj, Henrique Ribeiro, ndihmësi Abicieli Silveira Dias Filho, si dhe piloti i avionit u vranë gjatë përplasjes së avionit.
Mendonca u bë e famshme si një ikonë e stilit brazilian të muzikës country “sertanejo”, duke fituar çmimin “Grammy Latin 2019”. Ajo kishte postuar në rrjetet sociale një video duke hipur në avion të premten.Shkaku i rrëzimit edne nuk dihhet, por tashmë është nën hetim nga autoritetet, ndërsa kompania shtetërore e energjisë Cemig tha në një deklaratë se avioni u përplas me një linjë të shpërndarjes së energjisë elektrike në pronësi të kompanisë, përpara se të rrëzohej në tokë.