Hoxha zbardh detaje ekskluzive nga “21 Janari”/ “Prokuroria po firmoste udhër-arresti për Ramën, Ruçin…”

Tragjedia e 21 Janarit e ndodhur në 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, është risjellë sot në “Zona Zero” me gazetarin Thimi Samarxhiu.



Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar fakte me audio dhe video, të urdhrit të dhënë nga Garda, drejt protestuesve, ku mbetën të vrarë Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

“Ky është një krim shtetëror, prandaj viktimat janë shpallur Dëshmorë.

Fshehja e provave është një vrasje e dytë, për viktimat. Deklaratat si “thika me helm, çadra pistoletë”, janë një tentativë për fshehje prove.

Kjo është një ngjarje që ka ndodhur në kupolën e shtetit.



Në mesnatën e 21 janarit, për shkak të mungesës së provave Prokuroria ka qenë gati të firmosë urdhër arresti për Edi Ramën, Gramoz Ruçin…etj, por më pas, pak pas mesnate dolën pamjet e protestës.

Kjo qeveri që është sot, kishte shumë në dorë të bënte për këtë vrasje. Thonë që vrasjet i ka bërë Sali Berisha, por nuk kanë bërë asgjë”, ka deklaruar Hoxha për “Zona Zero”.

Author: morevesh