Horoskopi për datën 1 janar 2022 nga Russell Grant

Dashi

Përmirësimi i reputacionit tuaj do të hapë rrugën drejt suksesit në 2022-shin. Një imazh profesional do të tërheqë mundësi të reja biznesi drejt rrugës tuaj. Një ofertë udhëtimi do të jetë një gjë e mirëpritur. Do të dëgjoni shumë ankesa nga të tjerët që do të duhet të menaxhohen nga ju.

Demi

Qëllimi juaj kryesor tani do të jetë arritja e suksesit në fushën tuaj të zgjedhur. Fokusi duhet të jetë në përmirësimin e aftësive tuaja drejtuese. Aty ku shkëlqeni është në dorën tuaj të zbatoni rregulla të reja pa i bërë njerëzit të ndihen në siklet. Prisni të bëni përparime në sferën profesionale.

Binjakët

Ju jeni të etur për të eksploruar horizonte të reja. Nëse nuk mund të udhëtoni në këtë kohë, do të gjeni kënaqësinë duke mësuar diçka të re. Nuk ka rëndësi nëse jeni duke u përpjekur të mësoni një instrument muzikor apo të bëni një kurs fotografie apo arti, ajo që është e rëndësishme është përmbushja që do të merrni nga studimi i një lënde interesante.

Gaforrja

Të qëndroni në këmbët tuaja mund të shkaktojë tension, debate dhe kundërshtime, por është ajo që ju duhet të bëni për të fituar më shumë pavarësi. Duhet të jeni më këmbëngulës. Ka disa njerëz që gjithmonë do t’ju lënë të bëni të gjithë punën, ndërsa ata nuk bëjnë asgjë. Është koha t’i ndaloni ata të përfitojnë nga ju.

Luani

Ju keni bërë shumë sakrifica vitin e kaluar. Qëllimi tani është të udhëtoni me partnerin tuaj. Nëse po kërkoni për të bërë pushimet luksoze që keni ëndërruar, do t’ju duhet të rishikoni financat. Dëshirat tuaja kanë një shans të fortë për t’u realizuar. Thjesht duhet të jeni të organizuar me planifikimin.

Virgjëresha

Synimi juaj kryesor është të gjeni një mundësi të qëndrueshme karriere. Ju po shikoni realisht perspektivat tuaja dhe kjo do t’ju ndihmojë të merrni vendime të mira në lidhje me pozicionin tuaj ekzistues ose të një kërkimi të punës. Marrja seriozisht e përgjegjësive tuaja aktuale do të japë rezultat.

Peshorja

Refuzimi i një kërkese ose i një oferte nuk do të thotë se jeni në kundërshtim me të. Nëse nuk doni të përfshiheni në një projekt, jini të sinqertë dhe thojeni ashtu siç e ndjeni. Sugjeroni zgjidhje alternative për të cilat njerëzit e tjerë mund të jenë të hapur, por çfarëdo që të bëni, mos bini dakord për diçka që nuk doni ta bëni.

Akrepi

Dëshira juaj për këtë vit është që familja të jetë mirë. Nëse keni planifikuar të bëni disa ndryshime, kjo është koha më e mirë për të filluar. Shfrytëzoni këtë mundësi për të rregulluar shtëpinë tuaj ose për të shtuar ngjyra në dhomën tuaj të gjumit.

Shigjetari

Zgjerimi i njohurive dhe përvojës suaj do të jenë përparësia juaj kryesore tani. Marrja e njohurive të reja do t’ju japë më shumë liri personale dhe profesionale. Nëse doni të filloni diçka të re është fiks momenti për ta bërë.

Bricjapi

Ndërsa fillon Viti i Ri ju jeni më të gatshëm se zakonisht për të pasur ide të guximshme. Familja do ta vlerësojë gatishmërinë tuaj për të eksperimentuar, pasi ata kishin menduar se ju jeni rezistent ndaj ndryshimeve. Me gjithçka që keni kaluar nuk e shihni më ndryshimin si një shqetësim. Jeni të hapur për çdo gjë të re dhe ndryshe.

Ujori

Ju doni të ecni përpara me projekte dhe ide që ishin lënë në pritje në të kaluarën. Nëse keni nevojë për fonde për një projekt arti kjo do të ishte një kohë e mirë për të aplikuar për një hua. Duhet të jeni optimist për planet që keni për të ardhmen.

Peshqit

Ju dëshironi të udhëtoni edhe nëse nuk jeni të sigurt që do të mund ta përballoni. Duhet të kërkoni nëpër agjensi udhëtimi dhe të ndiqni ofertat. Edhe nëse duhet të prisni pak kohë para se të mund të udhëtoni, do të ndiheni mirë që keni pritur dhe nuk jeni nxituar në vendimin që keni marrë.

Author: admin