Horoskopi nga Paolo Fox, çfarë rezervojnë yjet për Daten 24 shkurt 2022

Dashi: Në dashuri, do të keni një pasdite shumë të këndshme. Mos i nënvlerësoni propozimet e reja, por fillimisht duhet të shlyeni borxhet e kaluara.

Demi: Ka diçka që nuk shkon me dashurinë. Mos harroni se gjendja jote mund të bëjë ndryshim, kështu që shmangni ankesat. Edhe në punë bëni kujdes pasi ka një situatë konflikti të vazhdueshme.


Binjakët: Ju nuk jeni në humor për të dhënë dashuri sot. Edhe në punë nuk jepni maksimumin tuaj, mund të jetë faji i Hënës së kundërt që nuk të lë të përqendrohesh.

Gaforrja: Mëngjesi është interesant: nëse keni pasur probleme është më mirë të përpiqeni t’i zgjidhni ato.

Luani: Në dashuri, do të jeni të paqartë në mëngjes por më vonë do të ndiheni më mirë. Kushtojini vëmendje partnerit/partneres, sidomos nëse i përket shenjës së Ujorit dhe Demit. Në punë ndiheni të shqetësuar, sikur prisni një përgjigje.


Virgjeresha: Në dashuri do të jeni paksa të tërhequr sot, edhe nëse nuk është asgjë serioze. Bëni kujdes nga Shigjetari dhe Binjakët. Për ata që kanë qëndruar në vend pune për një kohë të gjatë, ka diçka që nuk ju pëlqen dhe keni në mendje të prishni kontratën.

Peshorja: Në dashuri, pasditja është më e mirë se mëngjesi. Ka njëfarë nervozizmi nëse po shijoni një lidhje dashurie që nuk ka ekuilibër. Në punë përpiquni të shmangni ankthin dhe lërini gjërat t’ju rrëshqasin.

Akrepi: Në dashuri, ditët në vijim duken interesante. Do të keni përfitime në punë, sidomos nëse keni të bëni me shoqatat dhe kompanitë.


Shigjetari: Gjatë pasdites, Hëna do të hyjë në shenjën tuaj dhe do të shijoni mbrëmjen. Në punë bëni mirë të shqyrtoni situatat, por bëni kujdes të mos shpenzoni energji për atë që nuk ia vlen.

Bricjapi: Falë ndikimit të Hënës, do të keni lajme pozitive që në mëngjes. Në punë shumë persona do ju drejtohen për të zgjidhur një problem pasi keni shumë energji.

Ujori: Në dashuri, në mëngjes do të ndiheni të lodhur por pasdite do ju vijnë energjitë. Muaji përfundon me Hënën në shenjën tuaj. Punët e reja janë të preferuarat tuaja dhe ndiheni gati për të vijuar me arritjet pasi sapo keni mbyllur një bashkëpunim.

Peshqit: Në dashuri këto janë ditë interesante dhe rikuperimi. Hëna është në shenjën tuaj dhe ju ndihmon në një rikuperim psikofizik. Në punë keni ide të mira, mos u dekurajoni.

Author: admin