Dashi: Në dashuri është më mirë të shtyni çdo diskutim për në datën 24. Bëni kujdes edhe në punë, duhet të bëni atë që mundeni dhe asgjë më shumë. Ndërsa një plan që filloi në vjeshtë do të duhet të ndryshojë deri në prill.
Demi: Në dashuri, dita është mjaft e mirë pasi do të largohen dyshimet për çiftet që janë vërtet në krizë. Ndërkohë në punë po vijnë përgjigje pozitive, megjithëse jo gjithçka është aq e thjeshtë sa duket.
Binjakët: Ditë interesante është në dashuri edhe për të marrë vendime për të nisur një lidhje serioze apo për të marrë një hap të rëndësishëm. Në punë ka mundësi të mira, por Jupiteri sugjeron që marrëveshjet të rishikohen ose të rivendosen.
Gaforrja: Sot yjet janë me ju, ndaj edhe nëse keni ndonjë debat do të përfundoni duke puthur e përqafuar njëri-tjetrin. Në punë, nëse po mendoni për dicka të re, bëjeni nga mesi i vitit.
Luani: Në dashuri, nëse ka vështirësi të mëdha ose pak pasion, është më mirë të bëni një hap prapa. Nga ana tjetër, në punë priten kënaqësi të paktën në pranverë. Mund të përgatisni një program të ri.
Virgjëresha: Falë ndikimit të Hënës, do të merrni një propozim mjaft të mirë. Në vendin e punës, falë sukseseve të mira që keni grumbulluar, mund të nisni negociata të reja ose të mendoni për mundësi të reja.
Peshorja: Sot është ditë interesante, duhet të ndiheni energjikë. Duhet të keni durim në punë pasi mund të rikuperoni një marrëveshje që mund të ndodhë gjatë muajit mars.
Akrepi: Sot duhet t’i jepni hapësirë ndjenjave! Sidomos kur je kaq pasionant. Ka disa lajme të mira në punë. Kushdo që ka nisur një proces gjyqësor do të ketë njëfarë kënaqësie.
Shigjetari: Falë ndikimit të Hënës, këto ditë do të jenë të mbushura me dashuri për ty. Edhe në punë situata është e mirë: informacione të rëndësishme janë në rrugë e sipër. Marsi do të jetë plot mundësi.
Bricjapi: Sot do të keni mundësi të mira për të fituar zemrën e asaj/atij që pëlqeni. Situata pozitive është edhe në punë, të paktën për ata që janë vetëm: stimuj dhe mundësi të reja për të dalë.
Ujori: Kini kujdes nga dashuria sot: keni tendencën të thoni fjalë jashtë kontekstit dhe të merrni gjithçka seriozisht, gjë që shkakton debate të ashpra. Edhe në punë situata nuk është e qetë, ndihesh sikur nuk të takon të jesh aty dhe mendon për një punë tjetër.
Peshqit: Do të keni risi në dashuri falë ndikimit të Diellit dhe Hënës. Ju mund të pohoni një ndjenjë që e keni mbajtur brenda vetes prej kohësh. Në punë keni shumë energji tani, përfitoni prej saj