Dashi: Në dashuri situata nuk është shumë e mirë, por ruani qetësinë. Në punë, nesër dita do të jetë më e mirë: sot jeni paksa të shpërqendruar.
Demi: Favorizohen takime të reja dhe histori që duhet të vihen në provë për të parë nëse do të jenë afatgjata. Në punë, ndiqni rrugën tuaj: përpiquni të bëni diçka më shumë!
Binjakët: Sot është një e diel intriguese për dashurinë: mos i lini asgjë rastësisë nëse jeni të interesuar për dikë. Në punë jeni të shqetësuar sepse ndoshta keni shumë gjëra për të bërë, por zgjidhni rrugën e pushimit dhe kthehuni të hënën me energji të reja.
Gaforrja: Sot është një ditë e veçantë për ndjenjat, por për ata që po jetojnë një krizë vijon të ketë probleme dhe vështirësi. Në punë po bëni diçka që nuk ju pëlqen. Bëni diçka ku e gjeni veten sa më shpejt të jetë e mundur.
Luani: Në dashuri, në këtë periudhë nuk premtohen gjëra të mëdha, por polemika. Në punë, përpiquni t’i sqaroni gjërat dhe të jeni më pak të shqetësuar!
Virgjeresha: Historitë që lindin tani premtojnë gjëra të mëdha. Në punë, duhet të ktheheni në lojë: ndoshta deri në maj do të filloni një rrugë të re!
Peshorja: Mundohuni të gjeni ndjenjën pasionante që ka munguar mes jush. Në punë, po vjen një kthesë e vogël, por mos u dorëzoni.
Akrepi: E diela është interesante për ndjenjat: Hëna është në anën tuaj, por kujdes për çështjet ekonomike. Në punë, dita duket premtuese!
Shigjetari: Në dashuri, nëse një lidhje nuk funksionon më, është më mirë t’i jepni fund dhe të vazhdoni më tej. Në punë dita është e favorshme, por nëse ka ende diskutime të hapura përpiquni t’i zgjidhni sa më shpejt!
Bricjapi: Në dashuri ka pasiguri dhe kjo e diel nuk do të jetë më e mira për ju. Ndërsa në punë, përpiquni të mos jeni shumë sipërfaqësorë!
Ujori: Sot është dita për të dashuruar ndaj shtyni çdo diskutim për nesër. Në punë jeni nervoz sepse nesër duhet të përballeni me diçka të vështirë!
Peshqit: Lini veten të lirë për të shijuar emocionet që janë brenda jush. Në punë negociatat nuk do të jenë të lehta, por do ia dilni me sukses të menaxhoni situatën.