Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni në ç’vend do të renditet shenja juaj përgjatë datave 16-22 janar

Dashi/ Ju pret një javë e trazuar. Ndërkohë që në pesë ditët e para do t’ju duket se keni rënë në rutinë, në fundjavë do t’ju krijohet ndjesia se diçka do të ndryshojë në jetën tuaj. Për pjesën më të madhe të fundjavës, shenja e zjarrit do të përjetojë emocione të forta dhe do të marrë një lajm të mirë, edhe pse ky është muaji i ditëlindjes së Ujorit. Dashi këtë javë do të jetë në vendin e gjashtë.

 

Demi/ Demi do të ketë një javë të vështirë. Do të përballeni me akuza, kërkesa për kompromise apo dhe me skena xhelozie nga i dashuri. Mungesa e qëndrueshmërisë do t’ju krijojë pasiguri dhe nuk do të dini si të reagoni për të shpëtuar nga situata dhe për të rivendosur harmoninë në çift. Për këtë javë do të mbani vendin e 11-të.

 

Binjakët/ Me përjashtim të ditëve të stuhishme të 18 dhe 19 janarit, java e Binjakëve do të jetë e mbarë, aq sa do ta konsideroni si një dhuratë nga qielli. Të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës do të ndihen të çliruar nga ndikimi negativ i Hënës në prapavijë dhe do ta shijojnë jetën sa më shumë të munden. Binjakët këtë javë do të renditen në vendin e dytë.

 

Gaforrja/ Do ta gjeni veten këtë javë duke menduar për një ish-të dashurin tuaj, një punëdhënës të dikurshëm apo një mik me të cilin i keni ndërprerë marrëdhëniet prej vitesh. Kjo dëshirë e papritur dhe aspak frytdhënëse ngjan me atë supën e ringrohur dhe tregon nevojën tuaj emocionale për stabilitet, duke e kërkuar atë në njerëzit dhe vendet më pak të përshtatshme. Për fat, në fundjavë do t’ju hapen sytë dhe do të jeni më të hapur ndaj

gjërave të reja. Gaforrja do të mbajë vendin e nëntë.

 

Luani/ Ju pret një javë shumë e vështirë. Me përjashtim të ndonjë arritjeje të vogël tek-tuk, do të përjetoni një periudhë zhgënjimi në fushën profesionale. Pavarësisht përpjekjeve tuaja, shumë dyer do t’ju mbyllen në fytyrë dhe nuk do të merrni rezultatet që prisni. Si të mos mjaftojë kjo, e shtuna do të shënojë fillimin e një faze të vështirë ekonomike. Luani këtë javë do të mbajë vendin e 12-të.

 

Virgjëresha/ Kjo javë do të shënojë rikthimin në rrugën e duhur për të lindurit e shenjës së tokës. Duke filluar që nga e mërkura, më datë 18 janar, do të zhduken disa pengesa burokratike dhe gjërat do t’ju marrin për mbarë në aspektin profesional, ashtu siç keni dëshiruar prej disa kohësh tashmë. Virgjëresha do të mbajë vendin e pestë.

 

Peshorja/ Falë hyrjes së Diellit në shenjën tuaj, do të arrini të kuptoni se mund të mbështeteni te disa njerëz të caktuar, se mund të bëni disa punë apo investime që nuk jua mbushnin mendjen. Në realitet, këto pika referimi kanë qenë gjithmonë aty, vetëm se ju i kishit eliminuar në mënyrë të pandërgjegjshme për shkak të mungesës së besimit te njerëzit apo në lidhje me disa projekte. Peshorja këtë javë do të mbajë vendin e katërt.

 

Akrepi/ Kjo javë do t’ju gjejë në humor të keq. Që në dy ditët e para të saj, durimi juaj do të vihet në provë disa herë. Shkak për këtë do të bëhet Hëna në prapavijë. Në aspektin profesional gjërat nuk do t’ju ecin edhe aq mirë. Vendi i punës do t’i ngjajë një fushe të minuar, duke ndikuar për keq në humorin tuaj. Akrepi këtë javë do të renditet në vendin e dhjetë.

 

Shigjetari/ Në aspektin sentimental situata parashikohet shumë e mirë. E mërkura, e enjtja dhe e diela janë ditët më të përshtatshme për t’u sqaruar me partnerin. Të lindurit në shenjën e zjarrit do të sjellin një frymë të re në lidhjen e tyre dhe do të tregohen më romantikë se zakonisht. Bëni kujdes të premten, më datë 20 dhjetor, ku një keqkuptim me një ortak ose koleg mund

të sjellë tensione në vendin e punës. Shigjetari do të mbajë vendin e tretë.

 

Bricjapi/ Do të hasni këtë javë vështirësi në realizimin e gjërave. Siç i thonë dhe një fjale të urtë: “Është më e lehtë të thuhet se të bëhet.” Nga dita e enjte e në vazhdim do të kuptoni se shndërrimi i ideve në veprime konkrete nuk do të jetë aq i thjeshtë sa besonit. Të hiqni dorë nuk do t’ju shërbejë për asgjë. Me kthimin e Mërkurit nga shenja juaj dhe falë përpjekjeve të shumta, do t’i arrini synimet tuaja. Duhet vetëm të bëni pak më shumë durim. Bricjapi do të renditet në vend të tetë.

 

Ujori/ Kjo do të jetë një javë e shkëlqyer për Ujorin. Hëna dhe Jupiteri do të kthehen nga shenja juaj, duke ju ndihmuar në realizimin e synimeve që i keni vënë vetes. Bëni kujdes në datat 16 dhe 17 janar, ku indiferentizmi dhe sarkazma e të tjerëve mund t’jua sosin durimin. Nga ana tjetër, nga e mërkura, do ta shikoni situatën më me kthjelltësi dhe do t’i përqendroni

energjitë në gjëra më fitimprurëse. Këtë javë do të mbani vendin e parë.

 

Peshqit/ Me Diellin në prapavijë dhe ndikimin negativ të binomit Mars-Neptun, ka të ngjarë që Peshqit këtë javë të rishikojnë disa marrëdhënie, përfshirë ato sentimentale. Nga ana tjetër, ditët më të mira për të bërë njohje të reja janë e hëna dhe e marta, ndërsa në datat 18 dhe 19 janar shenja e ujit do të bënte më mirë t’i kushtonte vëmendje mënyrës si shprehet, pasi

rrezikoni të lëndoni të dashurit tuaj. Këtë javë do të mbani vendin e shtatë.

Author: morevesh