Dashi
Në fillim të javës mund të ndiheni disi nervozë. Nëse keni përjetuar momente të vështira në dashuri, ka ardhur koha të vendosni nëse ia vlen të vazhdoni lidhjen tuaj apo jo, por mendojini gjërat me qetësi. Situata do të jetë më e mirë andej nga mesi i javës. Nëse planifikoni të bëni ndonjë ndryshim në karrierën tuaj, është mirë të prisni përpara se të merrni një vendim të rëndësishëm.
Demi
Në dashuri ka diçka që nuk shkon, ose një përgjigje që prisni po vonon të vijë. Gjatë ditëve në vazhdim gjërat do të bëhen më të qarta. Për një hap të rëndësishëm, siç është bashkëjetesa apo martesa, është më mirë që të prisni muajin shkurt. Kujdes edhe financat, sidomos nga mesi i javës së ardhshme, kur do të keni shpenzime të konsiderueshme.
Binjakët
Do të përjetoni në punë një gjendje nervozizmi, e shkaktuar më së shumti nga prania e Marsit në shenjë. Mos i nënvlerësoni propozimet që ju vijnë, ato mund të jenë të dobishme për ju, sidomos tani që Jupiteri nuk është më në prapavijë. Ditët më të mbara të javës do të jenë ato nga e mërkura e në vazhdim.
Gaforrja
Jo shumë kohë më parë përjetuat një periudhë tensioni të fortë në dashuri. Çiftet më solide nuk janë në rrezik. Duhet të përpiqeni t’i kuptoni më mirë ndjenjat tuaja pas konflikteve që patët. Ditët më të mbara në aspektin profesional do të jenë e premtja dhe e shtuna, kur Hëna do të hyjë në shenjën tuaj. Është koha për të bërë zgjedhje të rëndësishme dhe ndoshta për t’i dhënë fund marrëdhënieve të trazuara.
Luani
Mundohuni t’i kaloni në qetësi këto ditë, pa u ndikuar nga disa keqkuptime që mund të lindin për shkak të Hënës në pozicion të pafavorshëm. Mos i ekzagjeroni problemet dhe shmangni fillimin e polemikave të reja. Gjendja e acaruar mund të vazhdojë dhe gjatë javës. Në aspektin profesional situata parashikohet më e mirë, mund të vijnë lajme për ata që presin një ndryshim ose një transferim.
Virgjëresha
Do të fillojë për ju një periudhë e mbarë në dashuri, sidomos për ata që po planifikojnë një bashkëjetesë apo martesë. Situata për ju është sigurisht më e qëndrueshme se në dy muajt që lamë pas. Situatë pozitive edhe në aspektin e miqësisë dhe të punës. Profesionistët e lirë duhet të shfrytëzojnë mundësitë që do t’u ofrohen.
Peshorja
Ditët e para të javës do të jenë pozitive për ata që vendosin të zbulojnë ndjenjat e tyre. Çiftet që janë në krizë duhet të bëjnë kujdes. Në fillim të javës do të keni probleme në aspektin profesional. Ju duhet të ndryshoni stilin tuaj të punës, mund të keni dyshime për ndjekjen e një programi. Në përgjithësi, këto janë ditë të zymta për ju, veçanërisht e premtja.
Akrepi
Për ata që po përjetojnë një marrëdhënie stresuese, gjërat mund të ndryshojnë së shpejti. Ju dëshironi të sqaroni çështjet e mbetura pezull. Në aspektin profesional ditë të mbara do të jenë ato të së enjtes, të premtes dhe të shtunës. Gjatë kësaj kohe mund të realizoni projekte ambicioze, edhe nëse do të kërkoni ndihmë, ajo nuk do t’ju mohohet. Në përgjithësi pritet që kjo të jetë një javë interesante.
Shigjetari
Është koha të lini mënjanë dëshirën për një marrëdhënie sfiduese dhe t’i lini vend një pasioni përfshirës. Afërdita është e favorshme për aventura të reja sentimentale. E diela do të jetë një ditë e mbarë në këtë aspekt. Tashmë keni marrë një lajm të mirë në punë, përfitoni nga transiti i Marsit në shenjën tuaj. Të martën do të ndiheni pak të lodhur. Në përgjithësi kjo do të jetë një javë interesante në të gjitha aspektet, përveç diçkaje të paparashikuar ditën e mërkurë.
Bricjapi
Jeni në kërkim të së vërtetës dhe për këtë do të vendosni me shpatulla pas murit të gjithë ata që nuk ju japin siguri. Marrëdhëniet e qëndrueshme do t’i bëjnë ballë vështirësive. Në aspektin profesional do të merrni lajme të mira, falë dhe pranisë së Jupiterit dhe Saturnit në shenjën tuaj, veçanërisht për ata që kanë biznesin e tyre. Ditën e hënë do të mund t’i kuptoni gjërat me intuitë, por të premten duhet të veproni me kujdes, pa u nxituar.
Ujori
Historitë që tashmë kanë përfunduar nuk mund të rikuperohen, por mund të përjetoni një përvojë të re. Në punë duhet të mbështeteni në profesionalizmin tuaj për të marrë përsipër detyra të reja. Problem për ju do të jenë vetëm disa pagesa të vonuara. E diela është veçanërisht e favorshme.
Peshqit
Në përgjithësi kjo do të jetë një javë intriguese. Në dashuri situata do të jetë e shkëlqyer, sidomos ditën e premte. Tensionet mund të zgjidhen edhe në marrëdhënien prind-fëmijë. Por kujdes të martën dhe të mërkurën. Për sa i përket punës, të enjten mund të merrni një lajm të mirë.