Horoskopi javor, ja ç’pritet t’u ndodhë të gjitha shenjave gjatë datave 26 dhjetor – 1 janar

Dashi/ Kjo do të jetë një javë plot me mundësi për ju të lindurit e shenjës së Dashit, të cilat duhet t’i kapni fluturimthi. Java do të kalojë shumë e qetë përveç dy ditëve, të hënës dhe të martës. Nëse mendoni se puna po bëhet e lodhshme, merrni disa ditë pushim.

 

Demi/ Edhe për ju të lindurit e shenjës së Demit do të jetë një javë pozitive dhe e qetë në të gjitha sferat, si në atë profesionale edhe në atë sentimentale. Ardhja e Hënës në shenjë do të sjellë besim në marrëdhëniet sentimentale. S’ju mbetet veçse të jeni të lumtur!

 

Binjakët/ Kjo javë do të jetë e shënuar nga afatet e zakonshme: shpenzime, taksa apo hipoteka për të paguar. Më pas gjërat do të marrin një rrjedhë më të mirë, duke filluar nga e marta, dita në të cilën do të keni një mundësi të shkëlqyer për të realizuar qëllimet tuaja.

 

Gaforrja/ Nuk do të jetë një javë e lehtë, sidomos në ditët e fundit të saj. Të mërkurën, të shtunën dhe të dielën do t’ju duhet të tregoni kujdes maksimal për t’u përballur me çdo problem. Nga ana tjetër, e hëna pritet që të jetë një ditë e shkëlqyer.

 

Luani/ Nuk do të jetë një javë shumë e lehtë për ju. E enjtja dhe e diela priten që të jenë ditët më të vështira, por mos u dekurajoni dhe merreni jetën me sportivitet. Në vend që të mërziteni, angazhohuni me punë, sidomos të martën dhe të shtunën, që sipas yjeve do të jenë edhe ditët më me fat.

 

Virgjëresha/ Do të jetë një javë e mrekullueshme për ju Virgjëreshat, një javë që do të shënohet nga ngjarje të bujshme. Dita e parë e vitit 2023 premton të jetë e jashtëzakonshme, veçanërisht në sferën sentimentale. Edhe në sektorin e punës situata parashikohet e mirë.

 

Peshorja/ Po afrojnë shtatë ditë të mrekullueshme, në të cilat mund të pushoni dhe të festoni fillimin e Vitit të Ri. Do të ketë vetëm disa paqartësi në pjesën e fundit të javës, por mos u dekurajoni pasi 2023-shi premton për mirë.

 

Akrepi/ Do të fillojë një javë paksa e vështirë për të lindurit e shenjës së Akrepit, me përjashtim të ditës së diel. Gjatë javës do të favorizohen lidhjet emocionale si miqësitë apo dashuritë, ndërsa në punë gjërat do të shkojnë pak më keq.

 

Shigjetari/Kjo do të jetë një javë shumë premtuese për sa i përket ndjenjave, por edhe në sektorin e punës, ndonëse në një masë më të vogël. E premtja do të jetë dita më e mbarë e javës, falë hyrjes së Marsit në shenjën tuaj, i cili do t’ju favorizojë në vendin e punës.

 

Bricjapi/ Kjo do të jetë një javë paksa e ngadaltë për ju Bricjapët, pasi do të përjetoni shtatë ditë që nuk janë tamam emocionuese në aspekte të ndryshme. Ndaj përpiquni të jeni shumë të përqendruar, sidomos në lidhje me vendin e punës.

 

Ujori/ Këto ditë do të jenë të karakterizuara nga ulje-ngritje. Megjithatë, përpiquni të mos e humbni durimin, por mundohuni që t’ia bëni sa më shumë qejfin vetes në dy ditët e vetme që konsiderohen të mira, ato të së enjtes dhe të premtes.

 

Peshqit/ Falë hyrjes së Hënës në shenjën tuaj, do të fillojë një javë pozitive për ju, veçanërisht në lidhje me marrëdhëniet sentimentale dhe marrëdhëniet që lidhen me familjen dhe miqësitë. Bëni kujdes vetëm të premten, ditë gjatë së cilës do të keni probleme të karakterit organizativ.

 

Author: morevesh