Dashi
Gjatë kësaj jave do keni edhe ditë të trishtuara. Nëse keni një lidhje partneri, në një pjesë të mirë të kohës, do jetë i zënë me angazhime dhe nuk do ketë kohën e dëshiruar për ta kaluar me ju. Shpesh do mbeteni vetëm dhe do e vuani këtë gjë. Ju beqarët do ndesheni me persona që dikur i kanë pasur partnere dhe kjo do i lëndojë e do ua heqë dëshirën për të kërkuar persona të rinj. Në planin financiar çdo gjë do ju shkojë më së miri nëse tregoheni vigjilentë dhe të kujdesshëm. Në të kundërt duhet të bëheni gati për probleme. Shëndeti nuk ka për të qenë shumë i mirë sidomos pas të mërkurës. Në punë mos u tregoni gjaknxehte sepse do e humbni tërësisht fillin dhe do gaboni.
Demi
Mendohuni mirë këtë javë dhe mos bëni gjëra të pamenduara me kujdes. Kreativiteti do ju ndihmojë të arrini më lart. Ju të dashuruarit do jeni të stresuar shumicën e kohës dhe shumë gjëra kane për t’iu ecur keq. Do i bërtisni në shumë momente atij që keni në krah dhe nuk do mbani përgjegjësi as për ndonjë zgjedhje të gabuar që do bëni. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe do i merrni gjërat ashtu si t’iu vijnë. Sektori i financave do ketë ndryshime pozitive falë edhe mbështetjes së pakushtëzuar të familjareve. Shëndeti mund te ketë shqetësime të vogla ditët e para, por pas të martës gjendja do jetë shumë më e stabilizuar. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe do jeni më të motivuar për të ecur përpara.
Binjakët
Këtë javë do doni t’i bëni gjërat sa më mirë dhe pa u nxituar. Nuk do ju mungojë kreativiteti dhe as këmbëngulja. Ju të dashuruarit edhe pse mund të keni angazhime pafund, do gjeni hapësira të lira për të kaluar kohë me partnerin. Bashkëpunimi do forcohet dhe ndjenjat do shprehen më shumë se më parë. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dashuria t’iu bjerë nga qielli, por duhet të shfrytëzoni çdo rast që do iu jepet për njohje të reja. Në planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi e probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini dot t’i kryeni as shpenzimet e planifikuara. Imuniteti nuk do jetë në gjendjen më të mire kësaj jave dhe shpesh do ndiheni pa fuqi e do keni dhimbje trupi. Në punë do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë dhe deri ditën e premte do arrini atje ku keni dashur.
Gaforrja
Shumë do ju kenë zili këtë javë për mënyrën sesi do ju rrjedhin gjërat. Nëse keni një lidhje, partneri do jetë shumë kokëfortë, por ju do mundoheni t’ia mbushni mendjen për diçka dhe do ia arrini qëllimit. Dashuria do jetë në ditët më të mira. Për ju beqarët nga ana tjetër do ndodhë një takim i rëndësishëm. Do përjetoni kënaqësi që as ua kishte marrë mendja. Ka ardhur koha ta merrni më seriozisht sektorin e financave. Me pak mbështetje edhe nga planetët do ia dilni me sukses ta përmirësoni buxhetin. Në planin shëndetësor nuk keni çfarë të kërkoni më tepër. Do ndiheni mirë dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë edhe pse do merrni një vendim të nxituar do arrini atje ku doni.
Luani
Gjatë kësaj jave mundohuni të mos humbisni kontrollin dhe t’i vendosni vetes disa qëllime. Ju të dashuruarit do ndërmerrni iniciativa dhe do i bëni ditët më të bukura. Emocionet do jenë të forta dhe të ndryshme ditë pas dite. Ju beqarët nuk do i realizoni dot takimet që keni ëndërruar, por nuk do kaloni një periudhe të keqe. Duke dalë me miqtë dhe të afërmit do argëtoheni pafund. Në planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu që mund të shpenzoni të qete për gjërat që do iu duhen. Për shëndetin do përkujdeseni me tepër nga zakonisht prandaj as në këtë plan nuk do keni shqetësime. Në punë që ditët e para planet do iu realizohen si i kishit menduar kështu që euforia do iu pushtojë.
Virgjëresha
Këtë javë do keni nevojë të merrni frymë lirisht dhe mund të vendosni t’ia mbathni diku. Ju të dashuruarit do bëni gjithçka që keni në dorë që të krijoni një klimë sa më romantike dhe sensuale në lidhjen tuaj. Partneri do iu ofrojë mbështetjen e tij. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një lidhje serioze këtë javë. Më në fund as ju nuk do jeni më vetëm. Kujdes nga pamaturia në sektorin financiar sepse problemet që mund të lindin do jenë shumë të vështira për t’u përballuar. Shëndeti do jetë në përgjithësi i qëndrueshëm, por herë pas here do ndiheni edhe në ankth. Saturni do iu bëjë të reflektoni mirë para se të merrni një vendim në punë. Puna do te ecë para dita ditës. Edhe koleget do iu përgëzojnë sinqerisht për arritjet.
Peshorja
Gjatë kësaj jave Marsi do të sjellë tension në disa fusha. Ju të dashuruarit nuk do jeni me humor shumë të mirë. Nëse keni ndonjë vërejtje ndaj parterit bëjani hapur dhe sqarojini gjërat sa më parë. Nëse jeni beqarë ka shumë gjasa të takoni personin e ëndrrave. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Situata financiare nuk do jetë aspak e favorshme. Tregohuni sa më vigjilentë dhe të matur me shpenzimet që mos pendoheni më vonë. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë. Kujdesuni pak me shumë për ushqimin dhe do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë do i shtoni kontaktet dhe do realizoni marrëveshje të suksesshme me një kompani tjetër.
Akrepi
Gjatë kësaj jave do keni ide të mira në çdo fushë. Sipas te gjitha parashikimeve, jeta juaj në çift do shkojë më së miri. Do jeni plot gëzim dhe eufori. Ju beqarët do keni më shumë se kurrë nevojë të krijoni një lidhje e më vone një familje. Përfitoni nga ftesat që do iu bëhen sepse personat do jenë mjaft interesante dhe do ju ofrojnë një të ardhme të këndshme. Financat do të rriten ndjeshëm dhe do e keni më të lehtë të kryeni investimet që keni menduar. Shëndeti do ketë probleme. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike mund të keni shqetësime të vazhdueshme. Flisni me mjekët pa pritur gjatë. Në pune do tregoheni elokuentë dhe nuk do druheni të përballeni me sfida të reja. Nëse jeni të vendosur do ia dilni.
Shigjetari
Gjate kësaj jave do keni shumë nevojë për gjithçka, por më tepër për para. Do mendoheni gjatë për të gjetur zgjidhje dhe për të përmbushur të gjitha nevojat. Ambienti yjor do favorizoje dashurinë për ju që keni një lidhje. Do jeni edhe me sensualë dhe pasionontë si dhe do merrni vendime të rëndësishme. Ju beqarët nuk duhet të tentoni të joshin persona që kanë tashmë një lidhje sepse përveçse do vuani vete do iu prishin punë edhe të tjerëve. Financat do jenë të mira. Është fiks momenti për të kryer investime dhe për të rritur kapitalin. Shëndeti në ditët e para të javës nuk do jetë i mire dhe do ndiheni të lodhur. Mundohuni të qetësoheni dhe të relaksoheni. Në punë do tregoheni diplomatë dhe profesioniste. Ka mundësi që disa miq të ngushtë t’iu kërkojnë disa këshilla që ju nuk duhet të nguroni t’ua jepni.
Bricjapi
Venusi do ju nxitë t’i shprehni dhe t’i mbroni idetë tuaja gjatë kësaj jave. Do ndiheni edhe më të bindur për hapat që do hidhni dhe më të motivuar në çdo fushë. Për ju të dashuruarit do nevojitet vetëm një shtyse e vogël që marrëdhënia me personin e zemrës të shkojë për mrekulli. Duhet të tregoheni pak me inteligjente dhe do e kuptoheni se çfarë ju mungon. Ju beqarët do keni shumë nevojë për t’u dashuruar. Përgatituni për një takim të rëndësishëm i cili mund t’ju ndryshojë edhe jetën. Financat do jenë të qëndrueshme dhe nuk pritet ndonjë përmirësim i madh. Kujdes me shpenzimet. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Mundohuni të lini duhanin dhe të pakësoni konsumimin e alkoolit. Projektet profesionale do fillojnë të marrin formë. Do jeni të aftë të kaloni çdo pengesë që do ju dalë para.
Ujori
Këtë javë duhet të reflektioni më gjatë, të vendosni prioritete dhe të mos nxitoheni. Gjatë fundjavës mund të ndiheni edhe pasa të turbullt në mendime. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit ajo ka lënë për të dëshiruar duhet të flisni me partnerin dhe të mundoheni t’i zgjidhni problemet. Mos prisni një ndryshim të menjëhershëm sepse gjërat bëhen dalëngadalë. Ju beqarët do mundoheni të fitoni më shume lek në mënyrë që të krijoni një lidhje serioze apo të martoheni. Të gjithë duhet të bëni të pamundurën për të mos prishur shume lek dhe të bëni pak ekonomi. Kujdesuni pak me shumë edhe për shëndetin, sidomos për lëkurën. Në punë duhet ta studioni me kujdes terrenin para se të merrni një vendim me rëndësi.
Peshqit
Marsi dhe Venusi do lëshojnë valë të mira këtë javë. Ata do ju ndihmojnë profesionalisht dhe do ju nxitin të tregoheni më të dashur. Asnjë planet nuk do influencojë mbi lidhjen tuaj në çift, por kjo nuk do të thotë që punët do shkojnë keq. Do jeni plot sharm dhe dëshirë për të jetuar. Edhe partneri do ju trajtojë mirë këtë javë. Ju beqarët do flirtoni shumë dhe do keni takime. Do kaloni një javë të mirë, por nuk do ketë gjëra serioze. Financat nuk do jenë të mira. Shëndeti do ketë disa probleme dhe ju duhet të kujdeseni më shumë. Mundohuni të mos stresoheni dhe flini më shumë. Perspektivat në punë janë shumë të mira. Përpiquni dhe pak më shumë dhe do arrini atje ku doni.