Horoskopi javor 16-22 Shkurt/ Keto jane 4 shenjat e horoskopit qe do marrin 1 surprize te madhe

Dashi

Përqendrohuni në gjithçka që meriton vëmendjen tuaj, sepse më pas gjërat do të jenë disi të paqarta. Bëni kurajë dhe merrni iniciativën, duke përfituar kësisoj nga prania e Hënës së re në shenjën tuaj. Mos u tregoni të nxituar për t’u dhënë zgjidhje problemeve që mund të hasni ditën e shtunë dhe mundohuni që gjithsesi të mos bini shumë në sy derisa të sheshoni çdolloj mosmarrëveshjeje.

Demi

Zhvendosja e Venusit do t’ju ndihmojë të ndiheni më të lehtësuar, të etur për të kuptuar se çfarë po ndodh rreth jush dhe që puna të mos ju duket mbytëse. S’do të hasni asnjë pengesë në aspektin profesional dhe në çështjet personale. Dita e enjte do të jetë e mbarë falë pranisë së Saturnit dhe Hënës së re. Fundjava parashikohet të jetë e shkëlqyer, sepse Dielli dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën tuaj.

Binjakët

Falë ndikimit që ushtron Mërkuri, do t’ju duhet të bëni më shumë kujdes për sa i takon marrëdhënieve tuaja intime dhe shoqërore. Të enjten do të gjeni forcën për të ndryshuar dhe për të vazhduar përpara falë ndikimit të Hënës së re në shenjë. Kalimi i Diellit dhe Mërkurit në shenjën tuaj ditën e diel është një ftesë e qartë se duhet t’i ulni disi ritmet. Sinjale të tilla s’mund t’i injoroni.

Gaforrja

Hëna dhe Saturni do të jenë protagonistët e vërtetë në ditët në vazhdim. Falë ndikimit të tyre do të jeni më të vëmendshëm dhe veçanërisht të ndjeshëm ditën e hënë. Kalimi i Hënës së re në shenjën tuaj aty nga mesi i javës do të ndikojë që të jeni më altruistë ndaj atyre që keni për zemër. Kjo do t’ju ndihmojë që dhe vetë të jeni në humor. Prania e Diellit dhe Mërkurit në fundjavë do t’ju ndihmojë që të keni fat. Është koha të hidheni në veprim.

Luani

Ka ardhur momenti që të mendoni për mirëqenien tuaj. Të mërkurën do të jeni të vëmendshëm ndaj sinjaleve të Uranit, planetit që na bën të jemi rebelë dhe ndoshta dhe pak të paduruar. Ndjeni nevojën për ndryshim dhe për t’i bërë punët me hov. Por duhet të prisni deri ditën e diel për t’u ndier vërtet të qetë dhe që të mund të thoni se në fund të fundit kjo e tashme ju pëlqen.

Virgjëresha

Maturia s’do të jetë asnjëherë e tepruar gjatë ditëve në vazhdim. Sidomos ditën e martë, do t’ju duhet të bëni kujdes që të mos debatoni me tone të larta me kë nuk është dakord me ju. Të enjten do të jeni të paparashikueshëm falë pranisë së Uranit dhe Hënës së re në shenjën tuaj. Do të merrni iniciativën për të shmangur problemet dhe për t’i bërë parapritë diçkaje që nuk ju pëlqen. Në fundjavë tregohuni të vëmendshëm ndaj dikujt që ka nevojë për ngrohtësinë tuaj.

Peshorja

Edhe pse Venusi mund të mos jetë më ndër planetët që ju favorizojnë, do ta gjeni gjithsesi forcën për të bërë përpara. Prania e Diellit dhe Mërkurit në shenjën tuaj do të ndihmojnë që të ndjeni ngrohtësi gjatë këtij muaji të dimrit. Aty nga mesi i javës do të ndjeni dëshirën për të organizuar diçka interesante për në fundjavë dhe do t’ia dilni mbanë. Mos u shkurajoni të shtunën prej atyre që nuk ju japin përgjigje të qarta. E diela do të jetë një ditë e qetë.

Akrepi

Mundohuni ta shfrytëzoni në favorin tuaj forcën që ndjeni falë ndikimit të planetëve. Merrni iniciativën për sa i takon jetës tuaj private dhe familjare. Reagoni sidomos ditën e enjte ndaj atyre që duan t’i lënë gjërat ashtu siç janë. Të premten merrini gjërat me qetësi, sepse Neptuni do të ndikojë që të jeni disi të shpërqendruar. Shijojeni fundjavën, sepse prania e tij në shenjën tuaj do të bëjë që të ndjeni paqe shpirtërore.

Shigjetari

Mbase mund të mos ju pëlqejë shumë situata në të cilën ndodheni, por nuk do të jeni indiferentë ndaj pranisë së Hënës së re në shenjën tuaj aty nga dita e mërkurë dhe e enjte. Kjo do të ndikojë që të korrigjoni diçka në marrëdhënien tuaj me të tjerët dhe kjo ka për t’u pëlqyer edhe atyre. Çdo lloj demonstrimi i forcës dhe i energjive ditën e shtunë do të ishte i gabuar.

Bricjapi

Do të kuptoni se të tjerët kanë konsideratë të lartë për ju dhe do t’ju shikojnë si një njeri me të cilin mund të konsultohen. Saturni do të jetë në shenjën e Bricjapit ditën e shtunë dhe do të ndjeni se do të jeni të përfshirë në zgjedhje dhe vendime që s’kanë lidhje të drejtpërdrejtë me ju. Të enjten, falë ndikimit të Venusit dhe Saturnit, do të jeni në gjendje të mbani në kontroll jetën private e profesionale. Në fundjavë do t’u përkushtoheni vetëm gjërave të bukura.

Ujori

Do të jenë të shumtë planetët që do të ndikojnë në shenjën tuaj gjatë kësaj jave. Duke filluar nga dita e martë, Mërkuri do të jetë mes yjeve tuaja, duke zbehur disi ndikimin e Jupiterit që ju bënte të ishit kërkues. Gjithashtu, prania e Diellit do të ndikojë që të shihni me optimizëm drejt së ardhmes. Falë ndikimit të Hënës së re do të ndiqni këshillat e dikujt që e respektoni. Por pas së dielës nuk do ta keni më këtë trajtim të veçantë prej qiellit.

Peshqit

Duhen edhe pak ditë që të fillojë një sezon i favorshëm për ju. Bëni kujdes ditën e martë kur përballja mes Mërkurit dhe Jupiterit do t’ju bëjë jotolerantë ndaj të tjerëve. Do të zbaviteni duke parë dikë që angazhohet për t’u dhënë zgjidhje problemeve, por nuk do të përfshiheni për të dhënë mendimin tuaj personal. Fundjava do të jetë periudha më e përshtatshme për të marrë iniciativa, falë pranisë së Venusit dhe Neptunit në shenjë.

Author: admin