Horoskopi javor 16-22 janar 2023 / Dashuria, financat dhe shëndeti sipas yjeve

DASHI: Javë me fat!

 

I dashur Dash, një tjetër javë me fat përsa i përket ndjenjave! Afërdita në një pozicion të favorshëm ndihmon në dialogun me partnerin dhe rrit pasionin. Kujdes, megjithatë, nga kalimi i pafavorshëm i Mërkurit, i cili mund të çojë në një konflikt në vendin e punës. Megjithatë, lidhja e Jupiterit ju garanton fat dhe sukses: nga tani deri në muajin maj do të arrini një qëllim të madh! Ditët me fat: e mërkurë dhe e enjte.

 

DEMI: Hëna kundër…

 

I dashur Dem, fundjava mbaroi me një fat të madh. Por java e re fillon me ditën e hënë dhe të martë në kundërshtim me hënën: do të jenë dy ditë mjaft të rënda, në të cilat mund t’i dorëzoheni lehtësisht nervozizmit… Do të jetë mbi të gjitha sfera e ndjenjave që do të japë vështirësi për shkak të pozicionit të pafavorshëm të planetit Venus, dhe do të ketë diskutime të ashpra.. Padyshim më me fat, me një hënë të bukur në krah, do të jenë dita e enjte, e premte dhe e shtune. Për beqarët Marsi do krijojë mundësi të njëpasnjëshme për takime. Shëndeti mund të jetë delikat ditët e para, ndërkohë që pas të mërkurës situata do ndryshojë për mirë.

 

BINJAKËT: Me Marsin në shenjë!

 

Të dashur Binjakë, lidhja e Marsit vazhdon t’ju japë energji të madhe: sigurisht që nuk ju mungojnë idetë dhe dëshira për t’u futur në biznese të reja. Jupiteri në një pozicion të favorshëm ju shoqëron, gati për t’ju sjellë fat edhe në projektet më ambicioze! Këtë javë, megjithatë, do t’ju duhet të duroni dy ditë me hënën kundër, të mërkurën dhe të enjten, në të cilat mund të mos jeni shumë në qejf… Ju beqarët do dashuroheni kokë e këmbë me dikë dhe nuk do i ndaheni asnjë moment derisa ta tërhiqni pas vetes. Në planin financiar nuk do keni kurrfarë problemi.

 

GAFORRJA: Përballë Diellit dhe Mërkurit…

 

Të dashur Gaforre, edhe një herë këtë javë rrezikon të jetë paksa e rëndë për shenjën tuaj, e detyruar të përballojë kundërshtimin e dyfishtë të Diellit dhe Mërkurit … Për më tepër, të premten dhe të shtunën, edhe hëna do të jetë në kundërshtim, ndaj do të ndiheni të lodhur dhe nervoz. Mos u shqetësoni: duke filluar nga java e ardhshme do të përmirësohet situata! Vetëm ju beqarët do të keni fat. Do jeni tërheqës dhe do merrni propozime pa fund. Që nga e mërkura mund ta ndryshoni edhe statusin.

 

LUANI: Probleme me ndjenjat…

 

I dashur Luan, nuk është një moment i lehtë për shenjën tuaj përsa i përket ndjenjave: kundërshtimi i Venusit sjell grindje dhe diskutime në jetën tuaj në çift. Nëse jeni beqarë nuk do jetë e lehtë të takoni menjëherë personin e duhur… por bëni durim! Në planin e punës, megjithatë, do të mund të mbështeteni në favorin e Jupiterit dhe të gjithë forcën dhe energjinë e Marsit, gjë që do t’ju lejojë të merrni njohjen që meritoni. Për sa i përket gjendjes shëndetësore, ajo nuk do jetë e mirë. Dy ditët e para do jeni të stresuar dhe do ndiheni pa fuqi.

 

VIRGJERESHA: Mundësi të reja…

 

E dashur Virgjëreshë, Dielli dhe Mërkuri i favorshëm këtë javë mund t’ju sjellin disa mundësi të tjera. Diçka pozitive më në fund po ndodh në punë dhe duke filluar nga pranvera do të shihni frytet e të gjitha përpjekjeve tuaja! E hëna dhe e marta do të jenë padyshim me fat, me një hënë të bukur në krah. Nga ana tjetër, e mërkura dhe e enjtja janë nervoze, kur diçka mund të mos shkojë siç është planifikuar… Nëse jeni beqarë do jeni më të hapur ndaj takimeve dhe do pranoni të bëni edhe çmenduri vetëm për të ndryshuar statusin. Ndërsa gjendja shëndetësore do vijë duke u përmirësuar pas të enjtes. Do e gjeni kurën për t’u qetësuar edhe nëse keni shqetësime kronike.

 

PESHORJA: Afërdita kujdeset për ju!

 

Peshore e dashur, në këtë periudhë nuk është e lehtë për shenjën tuaj të përballojë problemet dhe angazhimet e shumta profesionale: Mërkuri në një pozicion të pafavorshëm nuk lehtëson marrëdhëniet me shefat dhe kolegët, ndërsa kundërshtimi i Jupiterit sjell ngadalësim dhe ndërlikon suksesin e projekteve tuaja. Për fat të mirë, planeti Venus do të kujdeset për të rikthyer humorin tuaj të mirë: mund të mbështeteni në praninë e një personi special. Ju beqarët do realizoni takime me shumicë, por do fiksoheni pas një personi që nuk vlen për ju.

 

AKREPI: Ditë me fat dhe tensione me partnerin…

 

I dashur Akrep, java juaj fillon me dy ditë, të cilat do të jenë padyshim me fat! Mërkuri në favor do t’ju ndihmojë gjithashtu të gjeni mundësi interesante dhe aleatë të rinj për projektet tuaja. Kini kujdes, megjithatë, nga kalimi i pafavorshëm i Venusit , i cili mund të sjellë disa tensione shtesë në jetën tuaj në çift. E diela, veçanërisht, rrezikon të jetë mjaft grindavece… Ju beqarët do keni njohje të reja, por prej tyre do ketë veçse mundësi për aventura, asgjë më shumë. E vetmja gjë që duhet të bëni kujdes është gjendja shëndetësore, ecila do lerë për të dëshiruar. Mund të ndiheni pa fuqi dhe mund të keni edhe ndonjë problem me frymëmarrjen.

 

SHIGJETARI: Emocione të mëdha!

 

I dashur Shigjetar, tranziti i favorshëm i Venusit ju jep emocione të mëdha: planeti i dashurisë është gati të mbështesë marrëdhënien tuaj sentimentale dhe t’ju japë shumë pasion. E mërkura dhe e enjtja në veçanti, mund të rezultojnë ditë pa dyshim romantike. Fatkeqësisht, planeti Mars, ende në opozitë , do të vazhdojë t’ju bëjë të ndiheni mjaft të lodhur dhe të stresuar, veçanërisht në punë… Ju beqarët do jeni shumë të izoluar dhe kjo nuk do ju lejojë të keni njohje të reja. Nuk do jetë periudhë me fat për ju. Shëndeti do jetë disi më i mirë se më parë. Kujdesi që keni treguar kohët e fundit do japë rezultatet e veta.

 

BRICJAPI: Jini të durueshëm…

 

I dashur Bricjap, me Diellin dhe Mërkurin në shenjën tuaj keni diçka më shumë! Është një periudhë e favorshme për takime të reja dhe do të ketë disa mundësi të mira për t’u kapur në ajër. Megjithatë, për fat të keq, për të parë frytet e kaq shumë pune që keni bërë do të duhet të bëni durim dhe të prisni muajin maj, kur planeti Jupiter do të hyjë në shenjën “miqësore” të Demit. Ndërkohë, shijoni një hënë të bukur me fat të premten dhe të shtunën. Shëndeti herë pas here mund të ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes së tejskajshme.

 

UJORI: Me fuqinë e Venusit!

 

I dashur Ujor, planeti Venus në bashkim ju jep dashuri me bollëk! Këtë javë do të ketë kimi dhe pasion me dikë të veçantë. Nëse jeni beqarë, mund të bëni takime të destinuara për të zgjatur, veçanërisht të mundshme ditën e dielë, kur edhe hëna do të jetë në lidhje me shenjën tuaj… Kujdes, megjithatë, nga një hënë disi nervoze të hënën dhe të martën, në të cilën diçka mund të mos shkojë siç është planifikuar. Shëndeti për fat të mirë nuk do jetë problematik. Do keni mbrojtje të mirë imunitare dhe nuk do prekeni aspak nga virozat.

 

PESHQIT: Shumë të lodhur…

 

Të dashur Peshq, muajt e fundit të 2022-ës i kanë dhënë një shtysë të madhe projekteve tuaja dhe tani mbetet vetëm të punoni shumë! Tranziti i pafavorshëm i Marsit ju bën të ndiheni të lodhur, por në të njëjtën kohë gati për të luftuar për atë që besoni. Në maj, kur Jupiteri të aktivizohet sërish në favorin tuaj, më në fund do të jeni në gjendje të korrni përfitimet e përpjekjeve tuaja. Ndërkohë këtë javë fokusojeni gjithçka në ditët e hënës me fat, ato të së hënës dhe të martës. Ndërsa ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do gjeni personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye.

Author: morevesh