Horoskopi i muajit janar: UJORI

Venusi do të kalojë në shenjën tuaj, duke u bashkuar me Saturnin në datën 23. Do nisi mirë. Këshillohet që të filloni që nga ky moment projekte të rëndësishme, kontakte të dobishme për të ardhmen; është e mundur të rigjeni bashkëunimin dhe pasionin në të gjitha raportet e punës. Dhe sugjerohet të shpejtoni kohën sepse situatat më interesante do të vijnë në pjesën e parë të majit. Ata që kanë ide fituese do t’ia dalin të dallojnë që vlejnë; Jupteri vazhdon një tranzit pozitiv, edhe Saturni do të sjellë një përqendrim të mirë. Ka gjithmonë kundërshti që duhet të luftohen, një shef kokëfortë, kritika, ndonjë diskutim që duhet shmangur me kolegët ose ata që janë ziliqarë, por iniciativat e reja dhe personat me të cilët do të jeni në kontakt do të sjellin pjesëmarrje në ambiente të rëndësishme. Tani që planeti Mars është në favorin tuaj mund të gjendet mënyra për të imponuar idetë tuaja, vetëm bëjeni në kohën e duhur. Duhet të përfitoni deri në fund nga ky moment që mbështet aspektin profesional për ata që e synojnë; Periudhë e favorshme edhe për të zgjidhur çështje të karakterit ligjor, financiar ose imobiliar. Ditët më aktive do të jenë ato përreth 9 dhe 23 janarit.

 

Muaji rezulton intrigues edhe për lidhjet sentimentale: Marsi dhe Venusi në aspekt pozitiv sjellin një dozë të mirë pasioni në mesin e janarit, kështu që çiftet që duhen shumë synojnë ta konfirmojnë bashkimin e tyre, por nuk përjashtohet që edhe një ndjenjë e re mund të nisë, sigurisht në mënyrën personave të lindur në shenjën e Ujorit, të cilët janë larg xhelozive dhe sensit të fajit. Edhe çiftet që po kërkojnë shtëpi, ose që kërkojnë të martohen apo bashkëjetojnë janë më optimist dhe kanë më shumë iniciativë; Lidhjet që kanë ezauruar të gjitha diskutimet e mundshme mund të përfundojnë, por me mirëkuptim! Janari sjell dëshirë lirie, të jetoni lidhje jashtë normës, transgresive; rrugë e hapur edhe për paqe mes atyre që janë të ndarë, për lidhje sentimentale në fund të muajit. I vetmi rrezik i këtij qielli kaq të pasur me risi është që të ndaleni në avantazhet e para të vogla, pa shkuar deri në fund. Kështu që nëse ka një person që ia vlen të dilni me të, më mirë ta thelloni lidhjen. Mos e lini rastin t’ju humbë.

 

Pjesa e parë e muajit ndihmon të lindurit në shenjën e ujorit të rikuperojnë një dozë të mirë qetësie. Qielli plot me energji është vendimtar për ata që duan të përballojnë probleme fizike të rëndësishme; duhet të bëni pak lëvizje: kaviljet dhe këmbët janë pikat e dobëta të kësaj shenje horoskopi. Mund të keni edhe një problem të lidhur me intolerancën ushqimore. Për shëndetin është e domosdoshme gjithmonë që të këshilloheni me një mjek.

Author: morevesh