Që nga gjysma e dytë e vitit të kaluar jeni përballur me ndryshime në aspektin profesional. Ndonjëherë sepse jeni treguar tepër të sinqertë, ose ngaqë keni thënë mendimin tuaj, jeni mënjanuar, ose vetë ju vendosët që një palë e caktuar nuk ju interesonte më. Disa kanë ndryshuar krejtësisht profesion, ose kanë hapur dhe mbyllur sërish një aktivitet. Sipërmarrjet e hapura prej pak muajsh nuk i tregojnë menjëherë rezultatet. Janari mund të jetë edhe muaj tensionesh. Dita me më shumë polemika do të jetë data 14. Edhe ata që kanë një rol drejtues do të kalojnë një tension të madh, sepse duhet të tregojnë sa vlejnë. Luanit nuk i pëlqen të ndihet i gjykuar. Nuk do të mungojë solidariteti i njerëzve të dashur. Me pak durim dhe maturi mund të kapërceni vështirësitë që në fillim të vitit dukeshin të pakapërcyeshme.
Ndjenjat në çift kanë njëfarë pakënaqësie, që e kanë origjinën nga një sërë faktorësh, si konkurrenca. Për shembull, nëse njëri nga të dy punon dhe ka sukses, ndërsa tjetri jo. Një arsye tjetër mund të jetë edhe largësia fizike. Në rastin e beqarëve shihet një frikë se mund të gabojnë. Ka raste kur me vetëdije shtyni lidhje që s’kanë të ardhme, ose analizoni këdo që njihni, duke rrezikuar të trembni atë që mund të jetë një partner i mirë. Do të ketë ditë të caktuara që lidhja juaj mund të kalojë një sprovë, por tensioni do të rritet rreth datës 14 dhe 21. Bëni mirë të sqaroni situatat e paqarta, përndryshe rrezikoni të bartni me vete një sërë ndërlikimesh edhe në shkurt. Dashuritë e lindura në janar janë të lodhshme, ndaj mund të kërkoni me vetëdije lidhje alternative që nuk çojnë askund, ndoshta vetëm për të thënë që jeni të lidhur. Janari është muaj lufte dhe për pasojë edhe tensionesh të mëdha të duhet të mundoheni t’i shmangni.