Dashi
Për fatin tuaj të mirë sot do keni mbështetjen e Marsit që do ju shtyjë të ecni para dhe ta bëni jetën tuaj akoma më të bukur. Nëse jeni në një lidhje do i merrni me qetësi edhe disa mosmarrëveshje që mund t’iu lindin, madje mund të merrni përsipër edhe disa faje vetëm për ta qetësuar situatën. Mbrëmja në fakt do jetë shumë më e qetë dhe më e bukur. Nëse jeni beqarë do ndërmerrni sfida dhe do guxoni të njiheni edhe më tej me disa persona që do ju prezantojnë miqtë. Në punë nuk do keni dyshim tek aftësitë tuaja dhe mund të provoni veten në një projekt madhështor. Fillimi i mirë është gjysma e punës. Financat do mbeten të njëjta si dje.
Demi
Dita e sotme do jetë e mbushur me konflikte dhe debate të njëpasnjëshme Shpesh do ndiheni keq dhe do doni të shkëputeni nga gjithçka. Nëse jeni në një lidhje do keni vështirësi të shumta dhe do keni nevojë të qëndroni herë pas here vetë. Ai që keni në krah do jetë me nerva dhe nuk do pranojë të bëjë asnjë lëshim. Ju beqarët mos u dekurajoni edhe sikur të merrni refuzime sepse të paktët tentuat dhe nuk qëndruat në vend. Në punë sado që të mundoheni të arrini atje ku doni nuk do ja dilni dot sepse do keni kundër kolegët dhe disa shefa. Financat nuk do jenë të mira e për më tepër do ju kërkohet të shlyeni borxhet. Situata do jetë shumë e ndërlikuar.
Binjakët
Sot do imagjinoni gjëra të paqena dhe kjo mund ta përkeqësojë situatën. Nëse jeni në një lidhje do keni disa mosmarrëveshje të vogla në orët e para të mëngjesit, por pas mesditës situata do fillojë të normalizohet. Ju të dashuruarit do keni një takim të jashtëzakonshëm i cili do ua ndryshoje drejtimin dhe do ju bëjë të ndiheni shumë më mirë. Ju beqarët ende nuk do i keni mendimet e qarta dhe nuk do veproni. Në punë kolegët do ju stimulojnë gjatë gjithë kohës, por gjërat nuk do jenë aq të lehta sa duken. Sado që të mundoheni nuk do i arrini dot të gjitha objektivat. Financat do dini si t’i organizoni dhe do e mbani gjithë kohës nën kontroll situatën. Asgjë e keqe nuk do ju ndodhë.
Gaforrja
Nën ndikimin e Saturnit sot do i kontrolloni më mirë emocionet dhe nervat. Nga ana tjetër do keni edhe më shumë besim në vetvete. Ju të dashuruarit do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë që ju kishin dalë me partnerin dhe do jeni shumë më optimistë për të ardhmen. Ju beqarët nuk do keni asnjë lloj kompleksi dhe do joshni ashtu si do e mendoni më të arsyeshme. Çdo gjë do ju ecë edhe më mirë nga sa kishin menduar. Në punë do i dëgjoni më shumë këshillat që do iu japin miqtë dhe do bëni disa zgjedhje që do ju ndikojnë të çani më shumë përpara. Për buxhetin mos u shqetësoni aspak sepse ai do jetë goxha i mirë.
Luani
Gjatë kësaj dite do jeni me humor shumë të mirë dhe të gatshëm të ndihmoni këdo që do ju dalë përpara. Për ju të dashuruarit do jetë ditë pozitive. Herë pas here do iu pushtojë edhe pasioni i zjarrtë. Nëse jeni beqarë do keni takimin më të veçantë të jetës tuaj. Me personat e rinj shumë shpejt do fillojnë edhe lidhje serioze, romantike dhe afatgjata. Në punë do keni edhe më shumë sukses nga sa keni menduar më parë. Do jeni të logjikshëm dhe mund të nënshkruani edhe kontrata afatgjata. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur që të mundeni sepse vetëm kështu do shmangni problemet.
Virgjëresha
Sot stresi do ju pushtojë herë pas here dhe do keni dëshirë të mbylleni diku e mos bëni asgjë. Për sa i përket jetës në çift asgjë e rëndësishme nuk ka për të ndodhur. Bëni thjesht atë që do ndieni dhe do jeni të plotësuar. Ju beqarët nuk do ndiheni ende të sigurte për të hedhur hapa, kështu që me disa persona do pranoni thjesht të shoqërohen si shokë. Në punë nuk do keni besim tek vetja, nuk do i dëgjoni këshillat dhe si përfundim nuk keni për të arritur asnjë gjë. Buxheti do përmirësohet mjaft falë një trashëgimie të madhe që do merrni nga gjyshërit tuaj, por kjo nuk do të thotë që ju të filloni të shpenzoni pambarimisht.
Peshorja
Mungesa e përqendrimit do ju sjellë probleme gjatë kësaj dite sidomos në planin profesional. Nëse keni një lidhje duke dashur të komandoni dhe të ruani kontrollin me çdo kusht mund ta acaroni partnerin. Ai do ketë nevojë për më shumë liri dhe pavarësi. Nëse jeni beqarë nuk do tundoheni aspak për të krijuar një lidhje dhe do refuzoni çdo lloj ftese që do ju bëhet. Në punë do jeni shumë të shpërqendruar dhe nuk do arrini dot te realizoni asnjë nga objektivat që i kishit vënë vetes. Në planin financiar mund t’iu duhet edhe të merrni edhe disa masa strikte që situata të normalizohet.
Akrepi
Sot do ketë ndryshime ne jetën tuaj. Bëjini sytë katër dhe mos u nxitoni. Nëse jeni në një lidhje, por u treguat inatçinj dhe po mbajtët mëri edhe për gjëra elementare nuk do i keni punët mirë me partnerin. Duhet ta kuptoni se jeta mund të ketë edhe vështirësi, por gjërat duhen marrë me pozitivizëm. Nëse jeni beqarë nuk do ju mungojë aspak vullneti për të joshur dhe për të bërë për vete ata që pëlqeni. Në punë, përveç vetes, mos i besoni asnjë personi tjetër. Disa kolegë ndryshe nga sa do ju përgëzojnë e do ju thonë, prapa krahëve do ju shajnë dhe do mundohen t’u prishin planet. Financat do mbeten njësoj si dje.
Shigjetari
Pas vështirësive të kaluara kohët e fundit sot do ndiheni shumë më të qetë dhe më të sigurt. Nëse keni një lidhje mund të ketë edhe momente dyshimi, por në tërësi dita do kalojë mirë. Mos e ndërprisni asnjë moment komunikimin. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës në mbrëmje dhe jeta do ju marrë një tjetër drejtim. Ja që ndonjëherë gjërat më të bukura ndodhin kur e lini veten të lirë. Në punë respektoni ata që janë mbi ju dhe mos u tregoni asnjë moment mendjemëdhenj. Keni për të fituar më shumë pikë dhe do ju propozohen edhe detyra më të rëndësishme. Në planin financiar mos prisni ndonjë përmirësim të situatës sepse nuk ka për të ndodhur.
Bricjapi
Për një jetë më të qetë duhet t’i hidhni hapat një e nga një. Mos dëgjoni askënd sot, por veproni sipas mendjes tuaj. Ju që jeni në një lidhje përfitoni sa më shumë nga ambienti i qetë që ka mbizotëruar në jetën tuaj dhe do filloni të bëni plane afatgjata me partnerin tuaj. Ju beqarët nuk duhet ta mendoni lidhjen si një zinxhir në gryke që do iu pengojë të bëni gjërat që keni dashur sepse në këtë mënyrë keni për të mbetur gjithmonë vetëm. Jeta profesionale do jetë më e privilegjuar nga më parë kështu që çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Do i kaloni edhe pengesat e vogla. Me financat do ju ndihmojë gjithë kohës Plutoni dhe nuk do keni vështirësi.
Ujori
Sot do zgjoheni me humor të keq dhe shumicën e kohës do jeni të mërzitur. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë shumë e ndërlikuar Për çdo gjë do debatoni ashpër me atë që keni në krah dhe për asnjë moment nuk do hapni rruge. Nëse jeni ende beqarë më në fund do mund ta gjeni princin tuaj të kaltër dhe e gjithë bota do ju ndryshojë brenda disa sekondash. Në punë, ndonjëherë do ju duket vetja sikur jeni të vetmit që punoni shumë dhe të tjerët përfitojnë prej jush. Reflektoni dhe mos lejoni t’iu bien në qafë. Të ardhurat nuk kanë për të qenë shumë të mira sot, megjithatë me një menaxhim më të kujdesshëm mundet edhe t’ia dilni.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm ta jetoni jetën në maksimum. Nëse keni një lidhje do përballeni me partnerin tuaj dhe do mundoheni që t’i zgjidhni njëherë e mirë edhe problemet që keni pasur. Nuk do jetë diçka e lehtë, megjithatë me pak durim dhe këmbëngulje mund t’ia dilni. Ju beqarët do keni fat me shumicë dhe do realizoni takimin e jetës. Për ju kanë për të ndryshuar shumë gjëra. Në punë yjet do favorizojnë sipërmarrjet e reja dhe do ju bëjnë më kompetentë se më parë. Do ju duket çdo gjë shumë më e lehtë. Financat do i mbroni gjatë gjithë kohës dhe në këtë sektor nuk do priten aspak turbullira.