Dashi
Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe gëzimin do ua transmetoni edhe të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar vetëm momente pozitive dhe të mbushura me gëzim. Momentet pasionante shpesh do jenë goxha të forta. Në punë do dini si ta joshni dikë dhe mbrëmja ka për të qenë plot ngjyra. Rrahjet e zemrës do shtohen si kurrë ndonjëherë më parë. Në punë do i bëni gjërat sipas rregullave dhe nuk do anashkaloni asgjë. Gjithçka do ju ecë perfekt. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes edhe pse në fakt gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe.
Demi
Do jeni plot energji, besim, dinamizëm dhe kurajë sot. Çdo qellim qe do i vini vetes keni për ta arritur. Nëse jeni në një lidhje, edhe sikur të keni shumë kohë bashkë, keni për ta kaluar një ditë vërtet të veçantë sot. Në çdo moment do bëni surpriza dhe do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni edhe sikur dikush t’iu pëlqejë tej mase sepse nesër kanë për të pasur ditë të ndërlikuara. Nëse në punë kohët e fundit keni pasur ndërlikime, sot gjithçka do jetë më e qartë dhe do hidhni hapa më të sigurta drejt suksesit. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund të blini çdo gjë që do dëshironi.
Binjakët
Kjo ditë do jetë pozitive për ju dhe do ndiheni të përmbushur. Nëse keni një lidhje do bashkëpunoni në çdo moment, do shkëmbeni çdo ide me partnerin dhe do realizoni disa nga qëllimet tuaja. Do ndiheni mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Nëse jeni ende beqarë nuk duhet t’i lini asgjë rastësisë, por duhet të mendoheni dhe të veproni me plan. Mundësitë nuk do mungojnë gjatë kësaj dite. Në punë do bëni mirë të ndryshoni strategjitë e të vepruarit që të arrini sa më parë në objektivat finale. Shpenzimet do i kryeni me shumë përkujdes kështu që gjendja e financave do mbetet e kënaqshme.
Gaforrja
Sot do jeni më bindës dhe më të vëmendshëm. Rrezet e diellit do fillojnë të futen paska në jetën tuaj. Nëse jeni në një lidhje do adhuroni të rrëzoni disa kode dhe zakone të partnerit, por do gjeni mënyrën e duhur për ta bërë këtë. Për fat ai do jetë me humor të mirë dhe nuk do ua prishë për asgjë. Ju beqarët do takoni persona tërësisht të ndryshëm nga vetja, por me ta mund të fillojnë së shpejti lidhje vërtet të bukura. Në punë nuk do ju mungojnë aspak idetë, por thjesht do ju duhet pak më shume guxim. Pranojeni mbështetjen e kolegëve ose familjarëve. Financat do jenë mjaft interesante.
Luani
Sot do jeni më të ndërgjegjshëm për gabimet që keni bërë dhe do bëni gjithçka që t’i ndreqni ato sa më pare. Nëse jeni në një lidhje yjet do ju sigurojnë të jetoni në një klimë më të ngrohtë se kohët e fundit. Çastet intime do jenë edhe më të shumta. Nëse jeni beqarë do jeni më joshësit dhe më flirtuesit nga të gjithë kështu që askush nuk do ju qëndrojë dot indiferent. Në punë shpesh nuk do ndiheni në vendin që ju takon, por mirë është të mos e ngrini shumë zërin. Veproni gjithmonë me takt dhe diplomaci. Financat do kenë probleme të vogla, por po nuk i rregulluat situata ka rrezik t’iu përkeqësohet.
Virgjëresha
Saturni do e stabilizoje jetën tuaj sot dhe do ndiheni më në formë. Në çdo moment do merrni frymë lirisht. Nëse jeni në një lidhje, përkëdheljet dhe fjalët e ngrohta nuk do jenë të mjaftueshme për ta mbajtur partnerin pas vetes. Bëni akoma më shumë përpjekje për ta surprizuar atë e për t’ia mbushur zemrën. Për ju beqarët ndikimi i yjeve nuk do jetë shumë pozitiv kështu që nuk do ju ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Nëse në punë ju bëhet një propozim për ndryshim pozicioni duhet të mendoheni gjatë para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Në planin financiar sido që të jetë situata mirë është që të shpenzoni me kujdes.
Peshorja
Sot do i vini vetes qëllim për të ecur përpara dhe nuk do ndaleni për asnjë lloj arsyeje. Shokët e vjetër do keni mbështetje shumë të madhe. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe të bëni tolerime për të mirën e përbashkët. Kritikat e partnerit mos i merrni fare për keq. Ju beqarët nuk do e realizoni dot sot takimin e jetës tuaj. Do jeni të stresuar dhe aspak ne humor për ta kërkuar dashurinë. Në punë do provoni një fushë të re që më parë nuk kishit guxuar dhe do zbuloni se keni më shumë aftësi nga sa mendonit. Në planin financiar intuita nuk ka për t’iu çuar në rrugë të gabuar.
Akrepi
Sot do keni ë shumë shpresa për të ardhmen dhe do e shihni gjithçka me optimizëm. Nga ana tjetër do jeni mjaft të ndjeshëm dhe të dashur. Nëse keni një lidhje mundohuni të ruani njëfarë pavarësie sepse do ndiheni edhe më mirë. Debatet shmangini sa më shumë që të mundeni, por nga ana tjetër nëse fillojnë mundohuni t’i zgjidhni me qetësi e jo me nxitim. Nëse jeni beqarë ka mundësi që të vendosni të qëndroni të tillë edhe sot. Në punë vetëm duke ndjekur strategji strikte e duke bërë kujdes mund të arrini ta mbani situatën nën kontroll. Edhe financat do kërkojnë maturi, pavarësisht se situata do jetë më e konsoliduar.
Shigjetari
Fale planetëve sot do kaloni një ditë shumë të bukur dhe do merrni po aq sa do jepni. Nëse jeni në një lidhje do bëni gjithçka për partnerin pa e ditur se edhe ai po mendon gjëra gjigande për ju. Pasditja dhe mbrëmja do jenë me të vërtetë interesante. Nëse jeni në një lidhje sot do ecni me hapa më të shpejta drejt personin që keni filluar të pëlqeni. Në punë do fillojë të ndihet me shumë era e arritjeve, por ju nuk do doni ta besoni. Suksesi do jetë i garantuar. Buxheti nuk ka për të qenë i keq, megjithatë mirë është të ecni me plane kur të shpenzoni në mënyrë që edhe e nesërmja të jetë e mirë.
Bricjapi
Ideja për të ndryshuar drejtim sot do bëhet edhe më ë fortë. Marsi do ju bëjë të reflektoni më gjatë para se të hidhni hapa. Nëse jeni në një lidhje mbyllja në vetvete për disa momente për te reflektuar për hapat që do hidhni do ju bëjë shumë mirë. Në fund të ditës priten surprizat më të mëdha. Për ju beqarët dita nuk ka për të qenë ekzaktësisht si e keni dëshiruar, por gjithsesi nuk do jetë aspak e keqe. Nëse jeni në kërkim të një pune prej kohësh sot më në fund do arrini ta gjeni atë. Nëse e keni një të tillë zhvillimet kanë për të qenë pozitive. Shpenzime mund të kryeni, por vetëm me llogari.
Ujori
Venusi do vazhdoje të kujdeset ende për ju gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të bukura, do ndiheni të pavarur dhe do shpreheni lirshëm për ato që mendoni. Nëse jeni në një lidhje duhet të gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin pasi ai vërtet do ketë nevojë për ju. Së bashku mund të zgjidhni edhe dilemat, por do mund ta kaloni edhe çaste të ngrohta. Ju beqarët duhet të jeni sa më të hapur për takime sepse kjo mund të jetë dita juaj. Në punë tregohuni të arsyeshëm dhe mundohuni të përshtateni edhe me kolegët edhe me projektet e reja. Buxhetin do e keni më shumë prioritet.
Peshqit
Ditë sharmante do jete kjo e sotmja për ju dhe buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Nëse jeni në një lidhje do kaloni orë të këndshme pranë atij që dashuroni. Nuk do mungojnë nga të dyja palët komplimentet, fjalët e ëmbla dhe gjestet romantike. Gjithçka do jetë në perfeksion. Për beqarët dashuria do fillojë me një shoqëri kështu që tregohuni sa më të hapur për njohjet e reja. Në punë vërtet do jeni të ngarkuar, por përkujdesi dhe përgjegjshmëria nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Organizimi gjithashtu do jetë një pikë e fortë. Në planin financiar mund të keni disa vështirësi të vogla, por sidoqoftë gjendja nuk do jetë alarmante.