Një mësuese 57 vjeçare është bërë gruaja më e vjetër në Amerikë që ka lindur një fëmijë.
Barbara lindi një djalë në shëndet të plotë. “Ne kemi mposhtur fatin, unë jam shumë krenar për të”, tha burri i saj.
Por para se të mbërrinin në këtë moment, çiftit iu desh të duronte humbjen dërrmuese të një fëmije në vitin 2016.
Molly ishte 13 vjeç dhe kishte një tu mor në tru, të padiagnostikuar dhe iku papritur. Ndërsa po kalonte pikëllimin, Barbara thotë se mendimi për të mbetur shtatzënë përsëri, nuk e braktisi asnjëherë.
Jack lindi dhe si prindër që kanë humbur një fëmijë, ata e dinë shumë mirë që e nesërmja nuk është e premtuar.
“Askush nuk lind një foshnjë dhe e di me siguri se do të jetë gjallë për të parë të rritet”, tha babai. Për njerëzit që pyesnin pse një çift pas të 50-ve sjell një fëmijë në këtë botë, ai u përgjigj: “pse jo?”
Barbara shpreson që historia e saj të jetë inkurajuese për gratë që luftojnë të mbeten shtatzënë – një kujtesë që mosha është thjesht një numër.