Historike! Këngëtari shqiptar merr çmimin e madh në “MTV Europe Music Awards”

Këngëtari i njohur shqiptar Gjon Muharremaj ka shënuar fitore në “MTV EMA”. Muharremaj është një këngëtar i njohur si në Shqipëri ashtu edhe në Zvicër, pasi fitoi vendin e tretë në Eurovizion.

Së fundmi këngëtari ka arritur një tjetër sukses duke shënuar fitore në “MTV Europe Music Awards”. Me anë të një postimi në ‘Instagram’ Gjoni ka treguar se ka fituar çmimin “Best Swiss Act” në “MTV EMA”. Duke falenderuar njerëzit që e mbështetën dhe fansat e tij, ai ka ndarë dhe disa foto./shqiperiaime.com.al

Author: admin