Dy vajza binjake nga Koreja e Jugut u ndanë në lindje dhe u dhanë për birësim në dy familje të ndryshme në SHBA.
Vogëlushet u rritën dhe vetëm kohët e fundit mësuan për ekzistencën e një motre binjake. Së fundmi, ato u panë për herë të parë, në ditëlindjen e tyre të 36-të.
Molly Sinert dhe Emily Bushnell nuk dinin asgjë për të kaluarën e tyre, por diçka i bëri ato papritur të fillojnë ta kërkojnë atë, madje edhe duke bërë teste të ADN-së.
Në moshën 36-vjeçare, ato u befasuan kur mësuan se ishin adoptuar dhe madje kishin një motër binjake. Në ditëlindjen e tyre, ato u shfaqën për herë të parë ballë për ballë njëra-tjetrës.
Nuk dihet pse u ndanë pas lindjes, por sidoqoftë, u dhanë për birësim disa muaj më vonë në dy familje amerikane: një në Florida dhe një në Pensilvani.
Testet e ADN-së të kryera në mënyrë të pavarur nga dy vajzat muajin e kaluar, treguan se ato ishin adoptuar. Të dy binjaket filluan të komunikonin, duke shkëmbyer histori dhe foto.
Takimi i parë ndodhi më 29 mars, ditën kur ato mbushën 36 vjeçe, për të festuar ditëlindjen së bashku për herë të parë.