Coca-Cola është padyshim pija më e njohur dhe më popullorja në botë
Si fillim ajo u sërvir në shishe qelqi në forma të rrombullakosur.
Coca-Cola së bashku me disa kompani të tjera shumëkombëshe ishte një nga simbolet negative të globlizimit gjatë fundviteteve 1980 dhe 1990.
Kompania tani ka mbi 130.000 punonjës dhe rekord shitjesh por historia e saj filloi në mënyrë të çuditshme.
Pija u shpik nga John Pemberton, një mjek dhe farmacist me origjina nga Roma i cili mori pjesë në Luftën Civile Amerikane në krah të ushtrisë së Konfederatës.
Në prill të 1865 Pemberton mori pjesë në ”Betejën e Columbus ”, i konsideruar nga shumë njerëz si përballja përfundimtare e luftës civile.
Gjatë luftimeve ai u plagos në gjoks por u shpëtua nga mjekët e kampit.
Pas dëmtimit, Pemberton përdori morfinë për një kohë të gjatë nga e cila si shumë veteranë të tjerë të luftës shumë shpjet u bë i varur.
Në kërkim të një metode për të kapërcyer varësinë, Pemberton filloi të kërkonte një zgjidhje duke kërkuar një pije për ta zëvëndësuar atë.
Në 1866 një vit pas betejes së Columbus ai filloi të shiste pije të quajtura “Pemberton’s French Wine Coca”.
Pija ishte një përziere midis verës dhe kolës, që e prodhonte në farmacinë e tij ” Pemberton Aquila and Drug House “.
Pija u reklamua si një qetësues dhimbjesh , anti-depresiv dhe afrodiziak dhe fitoi popullaritet të konsiderueshmë në atë kohë, megjithesë nuk e zgjidhi varësinë e morfinës së farmacistit.
Në 1886 qarku i Atlantës prezantoi një ligj për banorët për ta parandaluar atë për ta blerë pasi kishte përbërje alkooli, e cila ishte dhe shenja e parë e ligjit federal të ndalimit të alkoolit 30 vjet më vonë.
John kërkoi ndihmën e farmacistit dhe mikut të tij të vjetër Willis E. Venable dhe së bashku ato arritën të krijonin një version të hershëm të Coca- Colës.
Fillimisht qëllimi ishte të bënte një ilaç të vërtetë, por Pemberton aksidentalisht përziu shurupin me ujë të gazuar dhe shpiku Coca-Colën që të gjithë e njohim.
Pemberton dhe partneri i tij e ndjenë potecialin e pijës që kishin shpikur dhe parashikuan që një ditë do të bëhej e njohur në shkallë vendi.
Fillimisht Coca- Coal nuk u prit mirë dhe Pemberton filloi të shiste aksionet e kompanisë për disa sipërmarrës të Atlantës.
Menjëherë pasi shpiku Coca-Colën Pemberton filloi të përkeqësohej nga shëndeti, duke marrë doza gjithnjë e më të mëdha morfine.
Morfina në atë atë kohë ishte shumë e shtrenjtë dhe shpikësi shpenzoi të gjitha kursimet e tij për të furnizuar veten vazhdimisht.
Sidoqoftë, John Pemberton arriti t’i linte djalit të tij Charles disa aksione të cilat sot vlejnë miliarda dollarë.
Por i biri i tij Charles Pemberton vdiq në 1894, vetëm gjashtë vjet pas babait të tij, i cili gjithashtu ishte i varur nga morfina .
Asnjë Pemberton nuk ishte kurrë dëshmitar i suksesit tregtar të Coca Cola-s.
Emri “Coca Cola” u zgjodh nga Frank Mason Robinson, një partner i Pemberton, por ishte Asa Griggs Candler , një sipërmarrës nga Atlanta, i cili bleu formulën dhe kompaninë për 2,300 dollarë në 1887 , duke e bërë atë kompaninë më të pasur gjatë viteve. Marrë nga vanillamagazine.it