HISTORIA E BURRIT QË GAROI (SI GRUA) NË OLIMPIADËN E BERLINIT

Atë 21 shtator të vitit 1938 kur u zbulua, ndërkohë që kthehej në shtëpi me tren, pasi kishte vendosur rekordin botëror të hedhjes në lartësi për femra, Dora Ratjen mori frymë e lehtësuar: ishte lodhur të shtirej se ishte një grua, e lumtur që “macja doli nga çanta”.

Kishte veshur geta të tejdukshme të kombinuara me këpucë ngjyrë të hapur, dhe një kostum, ndërkohë që hynte me tren në Gjermani nga Viena, ku po kthehej nga kampionatet europiane të atletikës së lehtë, ku kishte fituar medaljen e artë dhe kishte vendosur një rekord të ri botëror të hedhjes në 1,70 metra.

Veshja e saj nuk e mashtroi kontrollorin, apo ndoshta dy udhëtare që e ngatërruan me një transseksuale.

Dora Ratjen, a German Olympic athlete, who was arrested at a train station on suspicion of being a man in a dress, 19… | German olympics, Olympic athletes, Olympics

Në stacionin e Magdeburg-ut ndërhyri një polic: një grua që udhëtonte në tren në të vërtetë ishte një burrë (dukej pak nga mjekra)!

Polici, i pakënaqur nga dokumentetve vajzës, e ftoi ta ndiqte në stacionin e policisë, duke e kërcënuar se do t’i bënte kontroll fizik.

Pas një momenti hezitimi, atleti rrëfeu se ishte një burrë.

Ratjen, që më pas mori emrin Heinrich, u akuzua për mashtrim të dyshuar sportiv, për periudhën mes vitit 1934 dhe vitit 1938, dhe të gjitha medaljet iu konfiskuan.

Ibolya Csák

E megjithatë djali, në atë kohë 20 vjeç, kishte jetuar gjithmonë si grua, sepse tiparet e tij seksuale që nga lindja kishin qenë të dyshimta.

Gjithçka nisi në Ericshof, afër Brema, në Gjermani, më 20 nëntor 1918, kur zonja Ratjen, nënë e tre fëmijëve, lindi djalin e katërt.

Mamia që ishte prezente në lindjen që u krye në shtëpi, menjëherë u gëzua duke thirrur “është një mashkull, por pas pak minutash u korrigjua “në fund të fundit është vajzë”.

Dhe si femër u regjistrua në gjendjen civile, me emrin Dora.

Prindërve, njerëz të thjeshtë dhe me pak të ardhura ekonomike, u mbetën dyshime, sa i bënë edhe kontrolle gjenitale fëmijës, kur ishte rreth 9 muajsh, nga mjeku që po e vizitonte për një pneumoni.

Ibolya Csák – Wikipedia

Sipas doktorit, kishte diçka që nuk shkonte në fakt, por i këshilloi t’a linin këtë gjë, sepse nuk mund të bëhej asgjë.

Nuk është e qartë nëse Dora ishte një hermafrodit ( është hipoteza më e mundshme), apo thjesht një fëmijë të cilit nuk kishin ditur t’ia dallonin gjininë.

Sidoqoftë, Dora u rrit si një fëmijë, tamam si motrat e saj më të mëdha.

Ajo që nuk kishin kuptuar as doktorët dhe as familja, e kuptoi vetë Dora, që pranoi:

“Në moshën 10 apo 11 vjeçare kam filluar të kuptoj se nuk isha një femër, por mashkull. Nuk i kam pyetur kurrë prindërit se pse duhej të vishja rroba vajzash edhe pse isha djalë”.

Kishte vite që nuk flitej për gjini në familje… Dora-s iu desh të pranonte, nuk dihet nëse me zemër të thyer apo jo, atë që i ishte vendosur në lindjen e saj: i fshihte tiparet e saj mashkullore (depilonte këmbët çdo dy ditë), nuk vishej me kostum dhe nuk shkonte as për të kërcyer, aq sa e quanin të vetmuar.

Üdvözöljük Önt a CULTiRiS Kulturális Képügynökség honlapján! Magyar fotósok, múzeumok és gyűjtemények válogatott jogtiszta képeit, fotóit kínáljuk a kultúra, a tudomány és az ismeretterjesztés szerteágazó területeiről. Igazi kincsesbánya könyv- és ...

Nga viti 1934 u ngushëllua nga sporti, duke u bërë një hedhëse e përkryer, një nga atletet më të mira të skuadrës olimpike gjermane.

Pikërisht gjatë përgatitjeve për Lojërat Olimpike të vitit 1936 – ato që u diskutuan në Berlin dhe që duhet të festonin lavdinë e nacional socializmit – fati i Dora-s u kryqëzua me atë të një hedhësje tjetër, Gretel Bergmann, me origjinë hebraike, një herë e përjashtuar nga skuadra gjermane, dhe më pas e rithirrën, pasi Komiteti Internacional Olimpik kishte vendosur kushtin që të gjithë atletët me origjinë hebraike duhej të ri pranoheshin.

Bergmann, që nuk dyshoi asnjëherë mbi identitetin e Dora-s, edhe pse ishte shoqja e dhomës, më pas nuk iu lejua që të garonte, me justifikimin e rezultateve të dobëta, meson allnews.al.

Dora Ratjen (Eigentlich Hermann Ratjen) - The Delite

U zëvendësua pikërisht nga Dora, që u klasifikua e katërta: më mirë një medalje druri një gjermaneje se sa një ari në qafën e një hebraikeje!

Sipas Bergmann, Dora në fakt u detyrua t’a bënte; më vonë, në vitin 1957, Heinrich Ratjen deklaroi se mori pjesë në olimpiada si femër sipas kërkesës së Rinisë hitleriane.

E megjithatë, dokumentet zyrtare të lidhura me këtë histori, sygjerojnë një të vërtetë ndryshe.

Dora-Ratjen - Unbelievable Facts

Duket se nazistët nuk e dinin gjininë e vërtetë të Dora-s, që në gjendjen civile ishte një grua, dhe gjithmonë kishte jetuar si e tillë.

Në fund nuk mund ta dinin se ishte një mashkull: e zbuluan vetëm në vitin 1938, kur një polic i zellshëm u vendos të verifikonte çfarë fshihej poshtë rrobave të një vajze me pamje më tepër mashkullore.

Rezultatet e testeve mjekësore që iu bënë, asnjëherë nuk janë bërë të ditur.

Sipas Der Spiegel, Dora, më pas Heinrich Ratjen, që më pas u quajt Heinz, mori një kartë të re identiteti dhe dokumente pune dhe u dërgua në Hannover “si punëtorë”.

Filme alemão conta história de homem que disputou Olimpíada como mulher - BBC News Brasil

Më vonë mori drejtimin e lokalit të prindërve të tij dhe nuk la asnjë intervistë deri në fund të jetës së tij, në vitin 2008.

Perktheu: allnews.al

Burimi: https://www.vanillamagazine.it/l-incredibile-storia-di-dora-ratjen-l-uomo-che-gareggio-da-donna-alle-olimpiadi-di-berlino-1/

Author: admin