“Hip se të vrara, zbrit se të vrava”/ Babai i Kiarës paralajmëron: Jam i prekur nga reagimi i publikut, do ta ndjek me avokatë

Logo

SHOWBIZ & LIFESTYLE
“Hip se të vrara, zbrit se të vrava”, babai i Kiarës paralajmëron: Jam i prekur nga reagimi i publikut, do ta ndjek me avokatë
06/04/2023, 19:46

0

Babai i Kiara Titos ka reaguar pas sulmeve në rrjet që vajza e tij ka pësuar pas rikthimit brenda shtëpisë së Big Brother Vip.

Ai thotë se ndihet shumë i prekur nga reagimi i publikut ndaj sjelljes së Kiarës. Ndërkohë, ai paralajmëroi se të gjitha komentet denigruese kundër figurës së Kiarës do t’i ndjekë me avokatë nga Italia, sepse nuk mund të tolerojë çdo media apo gazetar që të shkruajnë lajme të rreme.

“Unë jam i prekur, sepse nuk ka një argument bazë që t’i kundërvihet Kiarës, por merren me veshjen (e bardhë apo e zezë), me kryqin (e ke apo s’e ke), nuk përmenden gjërat pozitive të Kiarës…

Sa për sjelljen e Kiarës, kur ndryshon, pse ke ndryshuar, nëse nuk do të ndryshonte, do thoshin kjo kështu ngeli, nuk zë mend”, tha mes të tjerave babai i Kiarës në një lidhje direkte nga Italia për “Top Channel”.

Author: morevesh