Seanca e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan zhvillohet mes dy motrave, Fëllënxës dhe Mirjetës. Arsyeja është një testament i lënë nga babai i vajzave, i cili në vitin 2006, vendosi të caktonte një pjesë tokash për vajzën e madhe, Fëllënxën.
Por cila është arsyeja që kjo nuk funksionoi dhe Fëllënxa u detyrua të kthehej nga SHBA në Shqipëri e të thërriste Mirjetën në një seancë ndërmjetësimi?Fëllënxa: Në vitin 2006, babai im ka qenë me mendje të kthjellët në moshën tamam për të lënë. Meqenëse këta të dy, këtë shoqen këtu dhe atë vëllain…
Mirjeta: Unë nuk jam shoqja, po jam motra jote.
Fëllënxa: Shoqe, shoqe, për mua shoqe je ti. Unë jam njeriu i drejtë, betohem për atë Zot që s’jua kam punuar pas krahëve.Eni Çobani: Po çfarë bëre ti, e more babain, e çove në noteri, çfarë bëre?
Fëllënxa: Babai ka ardhur në Berat në 2006 se unë jetoja atje, motra në Lushnje dhe erdhi e tha: Meqenëse djemtë kanë pasuri, kam menduar të të lë ty se këta i kam parë nga ana monetare
”, mua më kishte merak dhe më la testament.Mirjeta: Po mirë moj, edhe ne fëmijët e atij babai që të ka lënë trashëgimi ty jemi.Fëllënxa: Je ti fëmijë e babait tim? Më merr atë që më la babai mua moj? Çfarë je ti?
Mirjeta: Po ik moj se në Amerikë je, ç’i do tokat moj? Ishte dëshira e tij se unë prindërit i kam marrë tëë jetën dhe ishte dëshirë e babait që të të linte tokën?Fëllënxa: Atë, ti shoqe e dashur gjej vend e thuaje.
Mirjeta: Mos më thuaj shoqe mua se unë jam motra jote nuk jam shoqja.Fëllënxa: Unë kam qenë pranë prindërve edhe kur kam qenë në Shqipëri, edhe në largësi kam qenë me zemër.Mirjeta:Po ç’i do tokat moj motër, do i hipësh në avion e do shkosh t’i çosh në Amerikë?
Fëllënxa: Po, i dua se ishte dëshirë e babait tim për të m’i lënë mua.Fëllënxa, për të bërë një gjest ndaj së motrës, i kërkoi të atit të shkonin në Lushnje, ku jetonte Mirjeta për të ndarë pjesën e tokës së caktuar për të, mes saj dhe motrës së vogël.
Fëllënxa: E kam ndarë me këtë shoqen. Pastaj vëllai im kishte një problem, unë për ta ndihmuar si motër e madhe, kishte
kishte një problem me lokalin në Ardenicë të Lushnjes.
Eni Çobani: Edhe toka ndodhet në Ardenicë?
Fëllënxa: Po, edhe tani se këta më nxorën fishek, ma vodhën testamentin.Eni Çobani: Po kur e more vesh që ta prishën testamentin?Fëllënxa: Në fund, në 2014.
Mirjeta: Po mirë moj, ishte dëshira e babait ajo, siç pati dëshirë për ty, na e la edhe neve. Moj, toka nuk merr ti motër e dashur. Hip këtu dhe shiko Stambollin, nuk merr toka ti.
Fëllënxa: Moj, mos më dërdëllit dhe mos më fol mua si e ëma e Zeqos në majë të thanës se e di çfarë të bëj apo jo?/tvklan.al./asutimes.com