Jo të gjithë e dinë, por sheqeri, përveç shijes së ëmbël dhe vlerave të larta kalorike, ka edhe disa avantazhe të tjera.
Sheqeri vepron si një freskues i rrobave.
Zhysni rrobat në ujin në të cilin keni shtuar 3 lugë gjelle me sheqer për të parë ndryshimin. Prisni disa orë dhe më pas lani rrobat si zakonisht.
Kjo metodë parandalon zbehjen e pëlhurave dhe përmirëson ngjyrën natyrale.
Kjo do të funksionojë mirë për rrobat e bardha, të zeza ose me ngjyrë.
Nëse nuk keni aq shumë kohë shtoni sheqerin në lavatriçe në pjesën e detergjentit ose direkt në kazan. Kjo mjafton për të zgjatur pamjen e bukur të veshjeve.