Pasi garoi në Ligën C dy edicionet e para të Nations League, Kombëtarja Shqiptare ia doli të sigurojë ngjitjen në Ligën B, teksa pasditen e sotme njohu edhe kundërshtarët me të cilët do të përballet në këtë kompeticion.
Shorti i vuri kuqezinjtë në Grupin 2, bashkë me skuadra si Izraeli, Rusia dhe Islanda. Interesant është fakti që Izraeli ka qenë në të njëjtin grup me kuqezinjtë edhe në edicionin e parë të Ligës së Kombeve, kur trajner ishte Giani De Biasi.
Faza e grupeve të edicionit të ri të Nations League do të luhet në qershor dhe shtator të vitit të ardhshëm, ndërsa gjysmëfinalet dhe finalja në qershor të 2023-shit.
Liga B
Grupi 1: Armenia, Irlandë, Skoci, Ukraina
Grupi 2: Shqipëria, Izrael, Rusi, Islandë
Grupi 3: Mali i Zi, Rumani, Finlandë
Grupi 4: Sllovenia, Serbia, Norvegji
Përballje të jashtëzakonshme ndërkohë ka prodhuar shorti në Ligën A, e veçanërisht në Grupin C, ku bëjnë pjesë Italia, Gjermania, Anglia dhe Hungaria, ndërsa Grupi B ofron derbin iberik mes Spanjës e Portugalisë dhe Grupi D përballjen mes Belgjikës e Holandës.
Liga A
Grupi 1: Francë, Danimarkë, Kroaci, Austri.
Grupi 2: Spanjë, Portugali, Zvicër, Çeki.
Grupi 3: Itali, Gjermani, Angli, Hungari.
Grupi 4: Belgjikë, Holandë, Poloni, Uells.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut garojnë në Ligën C të këtij kompeticioni teksa shorti vendosi “dardanët” në Grupin 2 bashkë me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe ekipin fitues mes Qipros e Estonisë.
Interesant është fakti se Kosova bie për të dytën herë radhazi në të njëjtin grup të Ligës së Kombeve me Greqinë, teksa me helenët u përball edhe në eliminatoret e Kupës së Botës, që përfunduan në muajin nëntor të këtij viti.
Liga C
Grupi 1: Ishujt Faroe, Lituani, Luksemburg, Turqi
Grupi 2: Qipro/Estoni, Kosova, Greqi, Irlanda e Veriut
Grupi 3: Kazakistan/Moldavi, Azerbajxhan, Bjellorusi, Sllovaki
Grupi 4: Gjibraltar, Gjeorgji, Maqedonia e Veriut, Bullgari
Liga D
Grupi 1: Letonia, Andorra, Kazakistan/Moldavi, Lihtenshtejn.
Grupi 2: San Marino, Qipro/Estonia, Malta.