Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani konfirmoi lidhjen e saj të dashurisë me balerinin Ledian Agalliaj, krah të cilit kërceu për 13 javë me radhë në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars”. Lidhja e tyre vijon ende të komentohet gjatë në media sociale, kjo pasi balerini ka qenë i fejuar më parë prej disa vitesh.
Mirëpo, ndërsa në rrjete sociale flitet se këngëtarja ishte shkaktare për këtë ndarje, vetë çifti mohoi këto thashetheme në spektaklin e kërcimit. Madje, në disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi, bazuar në postimet e Elhaidës dhe Ledianit në rrjete sociale, thuhet se çifti i ka kaluar festat bashkë në Shkodër, duke nënkuptuar kështu një mirëpritje të balerinit nga familja e Elhaidës.
Por, duket se e kundërta ka ndodhur me familjen e Ledianit, të cilët duket se nuk e kanë pritur mirë romancën e tij të re. Gjatë finales së spektaklit ‘Dancing With The Stars’, moderatori Eno Popi zbuloi se dy familjet, e Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt ishin të ulur dhe po ndiqnin nga salla performancat e bijve të tyre. Ajo që ra në sy, kur kamera fokusoi dy familjet ishte pikërisht distanca e tyre fizike, teksa nuk ishin ulur afër njëri-tjetrit.
Madje, balerini, ndërsa mori mikrofonin të fliste i kërkoi disa herë familjarëve të tij të heshtnin. Vëllai dhe nëna e tij dukeshin të tensionuar në sallë, ndërsa nuk dihet arsyeja se përse. Vallë, të ketë të bëjë kjo me lidhjen e re të Ledianit? Ndoshta, vetë çifti do të zbulojë diçka në ditët në vijim.