Një i ri shqiptar është shndërruar në heroin e ditës në Francë pasi ka shpëtuar një fëmijë 8-vjeçar nga flakët.
Roland Aliu ishte shqiptari që guxoi të hynte mes flakëve, që po përpinin gjithçka në një banesë që shërbente si pavijon për fëmijët e vegjël, shkruajnë mediat franceze.
Banorët e rrethit të Trois Cités de Poitiers kanë falënderuar dhe përshëndetur aktin e guximshëm të shqiptarit, të cilit i është refuzuar vazhdimisht leja e qëndrimit nga shteti francez.