Vushtrriasi, Bujar Muli, i cili njihet si njeriu që ka lëvizur objekte shumë të rënda, përfshirë edhe ngritjen lartë të traktorit dhe ndaljen e veturave, kësaj radhe i ka vendosur vetës një mision tjetër.
Ai njihet si njeriu më i fuqishëm që e ka Kosova, pas famës që mori me rekordet e njëpasnjëshme që i ka arritur duke e shfrytëzuar forcën e tij.
Por, Muli, tash po synon ta sfidojë veten me kërkimin e një rekordi të pazakontë, këtë e ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale ku ka njoftuar se do të mundohet që me grusht ta rrëzojë një bik (dem) me peshë prej më shumë se 1 mijë kilogramësh.
“Sfiden e radhes që ka me tentu me bo in shaa Allah ka me qenë se a do kem forcë me u bo njeriu i parë në botë që do e rrëzon bikun 1283kg me grusht”, ka shkruar ai.