Një influencues është bërë viral në rrjetet sociale pasi filloi një eksperiment të çuditshëm për të parë se sa kohë mund të mbijetojë duke ngrënë vetëm mish të gjallë dhe asgjë tjetër. Faqja e quajtur ‘raëmeatexperiment’ ka mbi 50,000 ndjekës me 112 postime.
Burri i cili nuk ka një emër real, poston video çdo ditë ku shihet duke ngrënë pulë të papjekur, biftekë dhe duke pirë gota të mëdha me vezë dhe qumësht.
Ka video që e tregojnë atë teksa ha mish të papërpunuar dhe menjëherë pasi e ka blerë të freskët nga një treg. Një tjetër e tregon duke përtypur mish ndërsa një çift luan muzikë pas tij.
Sipas raportimeve, ai tashmë ka kaluar ditën e 80-të të dietës së tij ‘vetëm mish të papërpunuar’.
Duke folur për një podcast, burri tha se ai ka eksperimentuar shumë me dietat dhe madje ishte bërë vegan rreth 10 vjet më parë për të parë nëse zakonet e tij të të ngrënit do të ndryshonin.
Më pas ai ndryshoi dietën e tij në një mënyrë tjetër për të ngrënë vetëm vezë dhe mish. Ai tha se vendosi të ndjekë dietën e tij vetëm me mish të papërpunuar pasi kuptoi se njerëzit janë në dukje e vetmja qenie që gatuan mishin e tyre para se të hanë.