Hazbi Lika nderon dëshmorët me rastin e 20 vjetorit të fillimit të luftës në anën e Tetovës

Me rastin e 20 vjetorit të fillimit të luftës çlirimtare në anën e Tetovës, Hazbi Lika së bashku me Këshillin organizativ, Shoqatën e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe familjet e dëshmorëve, për shkak të pandemisë, vetëm kanë bërë homazhe dhe kanë nderuar dëshmorët nën Kalanë e fshatit Sellcë.

Z. Lika ka cekur se “paqja sjell frytet e tokës së ujitur me gjak prandaj gjurmët e saj nuk humben kurrë”.

Postimi i plotë i z. Lika në fb:

Sot, me rastin e 14 Marsit, 20 vjetorit të fillimit të luftës së vitit 2001 në anën e Tetovës, Këshilli organizativ, Shoqata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe familjet e dëshmorëve nga pamundësia për të shënuar këtë ditë si vitet e kaluara, për shkak të Pandemisë COVID-19, bënë homazhe tek vendprehja e dëshmorëve nën Kalanë në fshatin Sellcë.
I kujtojmë me mburrje dhe krenari ata që ranë për të mos vdekur kurrë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët dhe ata që dhanë jetën për liri. Paqja sjell frytet e tokës së ujitur me gjak prandaj gjurmët e saj nuk humben kurrë.
LAVDI!

Author: admin