“Hatay e ka zbrazur energjinë”, gjeoshkencëtari turk: Radhën e ka Stambolli, nëse nuk përgatitemi

Në ditën e 15-të të tërmeteve që shkaktuan shkatërrime të mëdha në shtetin turk, kanë ndodhur edhe dy tërmete të fuqishme në këtë vend. Ekspertët thonë se tani duhet të përgatitet Stambolli.

Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti i parë i djeshëm ishte me magnitudë prej 6.4 ballësh ndërsa i dyti me 5.8 shkallësh të Rihterit.




Ndërkohë, gjeoshkencëtari tuk, Prof. Dr. Naci Gorur ka reaguar duke pohuar se provinca që u godit, Hatay, për një kohë më nuk do të ketë probleme me tërmete.

“Hatay e ka zbrazur energjinë e saj; koha po ikën për Stambollin, nëse nuk përgatitemi, do të jetë shkatërrues për vendin tonë”, pohoi ai për t24.

“Unë dhe miqtë e mi gjeoshkencëtarë i bëmë këto paralajmërime, por askush nuk na dëgjoi dhe nuk na dëgjoi. Jo vetëm që nuk u konsultuam, por edhe fotografia e tërmeteve në Kahramanmaras tregonte se nuk kishte përgatitje të mjaftueshme”, shtoi Gorur.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu njoftoi se 6 persona kanë humbur jetën dhe 213 persona janë dërguar në spitale.

Theksojmë se në disa prej spitaleve kanë nisur evakuimin e pacientëve pasi frikësohen se ndërtesat do të shemben.

Ndryshe, tërmetet e 6 shkurtit kanë shkaktuar vdekjen e mbi 41 mijë personave në Turqi. 

Author: morevesh