Të shumta janë femrat e përfshira në politikën shqiptare, veçanërisht në Partinë Demokratike. Por disa prej tyre spikasin që në hapat e para, kjo për shkak të pamjes së tyre të jashtme, falë së cilës përthithin menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
I tillë është rasti i Grida Dumës, e cila ka tërhequr mbi vete prozhektorët e të gjitha mediave.
Por tashmë që “konkurrenca” për Gridën po bëhet gjithnjë e më e fortë. Një tjetër femër brenda PD-së po fiton shumë vëmendje. Bëhet fjalë për bukuroshen Ajshe Isha, e cila vetëm pak ditë më parë fitoi të drejtën për të qenë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Aishe është një vajzë e re, shumë simpatike, e cila ka studiuar për drejtësi dhe së fundmi ka vendosur të angazhohet seriozisht në politikë dhe që të tashmë gëzon nofkën e “Miss KK” (Këshillit Kombëtar).
Por kjo nuk është hera e parë, që ajo është bërë objekt i vëmendjes së medias.
Famën Ajshe e fitoi gjatë protestave të PD-së në vitin 2017, kur si aktiviste e FRPD-së u shfaq në krah të kryetarit të Partisë Demokratike Luzim Basha, dhe që u shndërrua në “yllin” e protestave.
Ndërkohë që tashmë ka hedhur hapat drejt shkallëve të larta të politikës dhe nuk përjashtohet që shumë shpejt ta shikojmë në vijën e parë të kësaj politike.