Hapi tunelin 35 m të gjatë për të shpëtuar djalin nga qelia, nënës 51-vjeçare i ndodh ajo që nuk e priste.
Dëshira për ta parë djalin pranë vetes dhe të lirë e mori në qafë një nënë 51-vjeçare.
Ajo u përpoq të hapte në mënyrë të fshehtë një tunel për të liruar djalin e saj, por tani po përballet edhe vetë me heqje lirie.
Gruaja 51-vjeçare, ka marrë me qira një shtëpi pranë rajonit jugor të Zaporizhia, në Ukrainë ku djali i saj po vuan një dënim të përjetshëm.
Ajo më pas përdori lopata për të gërmuar një tunel 3 metra të thellë në një fushë aty pranë, e cila më pas arriti të gërmonte 35 metra nën tokë, nën muret e zonës.
Gruaja kishte gërmuar rreth tre ton tokë, në kohën kur u kap dhe u arrestua, tre javë pasi filloi planin e saj.